Connect with us

E pergjithshme

Nuk e ngacmoja dot se kam qene i lidhur me shoqen e saj/ Graniti tregon Fifit per lidhjen me bukuroshen

Published

on

Fifi dhe Graniti kanë folur mbrëmë për jetën personale, teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë. Këngëtarja i tha ish-futbollistit se druhet që do të gjejë një partner të denjë në jetën e saj. Ndërsa Graniti nga ana tjetër, i tha artistes se kjo gjë ndodh atëherë kur nuk e pret.

Ai iu referua lidhjes së tij me vajzën jashtë “Big Brother VIP”, me të cilën i ka lënë gjërat pezull. Cana tha se në fillim  është munduar që t’i afrohet asaj si shoqe, sepse nuk mund t’i thonte që e pëlqente, për shkak se kishte qenë i lidhur më parë me një nga shoqet e saj.

Edhe pse mes tyre kishte përfunduar gjithçka, Cana tha se nuk donte t’i linte përshtypjen se është një djalë që shkon sa me njërën e me tjetrën. Por, ai tha se erdhi një moment që nuk duroi dot më dhe e kontaktoi me anë të mesazheve. Vajza i ishte përgjigjur në mënyrë shumë të fortë, prandaj ish-futbollisti vendosi të mos i fliste më. Ata u ritakuan pas 4 vitesh

Pjesë nga biseda:

Graniti: Ça kishe ndryshu ti?

Fifi: E kisha çmallku veten për me më dasht.

Graniti: Pse po thu kështu?

Fifi: Se kanjiherë mënoj që s’kom me pas kurrë kërkon.

Graniti: Pse po fol pa lidhje?

Fifi: S’jam tu fol pa lidhje.

Graniti: Mos fol pa lidhje se ka njerëz që të dojn shumë.

Fifi: Nuk po them që më dojn…

Graniti: Ti e ke në aspektin e dashnisë?

Fifi: Ehe.

Graniti: Thjesht s’ka ardh hala ai i duhuri.

Fifi: I duhuri është jashtë. Ama s’muj me kon me të.

Graniti: Vjen edhe ai moment. Por vjen kur s’e pret dhe kërcet.

Fifi: Ça duhesh me bo për me bo nji mashkull për vete.

Graniti: Thjesht ji vetvetja. Nëse i pëlqen ashtu siç je vetvetja, je ok.

Fifi: Po kur tutesh që munesh me e hup?

Graniti: S’o kon e shkrume atëherë, s’o kon i duhuri.

Fifi: S’e kuptove?

Graniti: Ça?

Fifi: Kur janë dy njerëz dhe janë shumë dosta edhe e din që ka diçka më shumë, tuten me kon diçka ma shumë se munet me u prish qekjo qshtu.

Graniti: A je tu ma lshu mu?

Fifi: Jo, jo, pasha Allahun.

Graniti: Ok. A e ke mëndu ti rastin tem qysh o kon që e kam cek dje me Donaldin edhe Kledin. Dashnia ma e madhe që më ka ndodh… Në fillim kur e kam njoft ka kon me dy shoqe, si motra. Njonën prej atyne motrave e kom pas njohje, lidhje. Edhe kur e kom pa une ktë, automatikisht sytë xixa më kanë qit. Edhe kam pa që osht diçka e fortë, nuk është thjesht nji përvojë ose eksperiencë. Automatikisht më ka bre fakti që kam pas të bëj me shoqen e vet, edhe tu nejt tu kalu kohë, patëm kriju pak shoqni. Se kështu munesha më ja fillu, se do dukej sikur po boja lojë një herë me njonën, një herë me tjetrën. Tu nejt, ja nisëm me dal, tu bo batuta, shaka bashkë… edhe nuk e kam ni momentin kurrë me ia thon kësaj që po më pëlqen shumë, edhe po du me pas diçka me ty. Shkaku i shoqes së vet. Në një moment erdh puna që i shkrujta kësaj. ‘Hej, më ka marrë malli shumë me të pa’, i thash, edhe ma ktheu shumë ftoft. ‘Hë’ tha se ‘shifena këto ditë’’ edhe nuk i shkrujta mo. S’jena pa nja tri a katër vjet hiç. Se e pash që veç prishet as shoqni s’met. Mas katër vjetëve jam taku me të edhe kemi fol, jemi përshëndet.

Më pas, Graniti nisi ta ngacmonte këngëtaren, duke i thënë se është i lumtur që asnjë tjetër në shtëpi nuk e njeh më mirë se ai.

Fifi: O fantazist!

Graniti: Shyqyr që s’po të njohin tjerët qysh po të njoh unë!

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport