Connect with us

Jete

Nuk e shoh me aq shume deshire/ E dashura gjermane e Kledit te Big Brother flet per here te pare

Published

on

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” së fundmi ka qenë e dashura konkurrentit të Big Brother VIP Kledi Hysa. Vajza gjermane ishte e ftuar në një lidhje direkte ku foli për marrëdhënien me Kledin, e se si e sheh futbollistin brenda në “Big Brother VIP”.

“Big Brother është diçka e re, është një eskperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerëzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur”, tha ajo.

Haula u pyet gjithashtu se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat dhe ajo u përgjigj:“Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi”.

Moderatorët e ngac muan edhe për përgjigjen e Kledit “no comment” kur ai u pyet për statusin e tij nëse është single apo në lidhje.

“Ne kemi 6 vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private”, përfundoi ajo.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport