Connect with us

Jete

Nuk po e lene rehat koleget e Bora Zemanit/ Reagon mamaja e Beatrixit dhe ben deklaraten e forte

Published

on

Pas asaj që u duk si ftohje, zhvillime të reja pati mbrëmë në “Big Brother VIP” për sa i përket çiftit Donald – Beatrix. Me tone të ashpra ndaj Arjolës, Donaldi u shpreh se e do Trixën dhe nuk është asgjë tr agjike sepse sipas tij, mes njerëz të martuar e me fëmijë ndahen jashtë dhe nuk ndodh hataja.

Në një bisedë me Arbanën mes ten sionesh nga diskutimet e forta, Donaldi mes tjerash tha se i vie “ta ha” Beatrixën por frenohet nga shumë gjëra, përfshirë kamerat. Antonela, Big Mama, Arjola, Meridiani janë disa nga banorët që hedhin dyshime rreth lidhjes së tyre.

Këta banorë besojnë se e gjithë kjo ishte lojë e Donaldit, dhe ai po e shfrytëzon Beatrixin për lojë. Nga kjo janë krijuar debate të forta gjatë spektaklit. Beatrixi ka sh përthyer ndaj banorëve dhe iu ka kërkuar banorëve që mos të përzihet në lidhjen e tyre. Madje ajo me br itma ka sqaruar një herë e mirë: Ka lleni shtëpinë unë e du këtë djalë.

E duket se pas këtij “rreshtimi” të qartë pro-Trixës dhe ndjenjës për të, e ka parë të udhës të reagojë nëna e saj, Antigona e cila dy javë më parë përmes një letre, i kërkoi vajzës së saj me ngulm që të mos hedhë hapa tutje pa e qartësuar Donaldi veten dhe raportin me tij me Borën.

Antigona e ka ripostuar me ndjekësit e saj (që janë bërë edhe më të shumtë këto kohë) reagimin e faqes “Lolita” ku mes tjerash përmendet edhe Bora, duke bërë që për të parën herë, tërthorazi apo direkt, nëna e Beatrix ta zë në gojë prezantuesen.

“Nuk po e lënë rehat xhelozet e shtëpisë dhe koleget e Borës, po bëjnë çmos ta nxjerrin keq Donaldin. Në ndjenjat e tjetrit mund të dyshojnë vetëm ata/ato që nuk kanë përjetuar kurrë dashurinë ose janë të shtirur në marrëdhëniet e tyre. Lërini ata dy të rinj të shijojnë si të duan atë lidhje, boll i kërkuat ekg zemre, vërtetim nga kryeplaku i Kasharit, rrëfim të prifti dhe vëllai i madh vetëm për pasiguritë që keni ju me partnerët tuaj” – thuhet mes tjerash në reagim.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport