Connect with us

Lajme

”Nuk po sillesh mire, mos e tepro”/ Fifi kapet me Granitin dhe e ben per 1 lek ne shtepine e Big Brother

Published

on

Ndonëse Fifi dhe Graniti kanë deklaruar se janë vetëm shokë, mes tyre nuk mungojnë skenat e xhelozisë.

Fifi është bërë xheloze që Graniti ka qëndruar me një tjetër banore dhe ia ka shprehur hapur.

Fifi: Të pashë sot në diell aty

Graniti: Jemi që sa kohë këtu dhe mundemi me kriju shoqëri, nuk ka ndonjë gjë

Fifi: A tha ndokush që s’duhet me kriju shoqëri?

Graniti: Kështu i bie

Fifi: Nuk është kështu. Dhe unë e kam shok Ilirin po nuk shkuar ende t’i ngjitem në buzë

Graniti: A i jam ngjitur ndokujt unë?

Fifi: Se di. 15 minuta me mua në dhomën e rrëfimit të kapi vapa, ndërsa aty në diell 40 minuta nuk pate vapë ë

Gjithashtu gjate dites se sotme ka folur edhe Sheila e eleminuara e dyte nga Big Brother VIP

Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother”, Sheila ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku komentoi situatën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas saj, Graniti po e përdor Fifin dhe po shfrytëzon anën e saj emocionale. Ajo e konsideron këngëtaren si njeriun më të drejtë në “Big Brother”.

“Graniti ishte njeriu më pasiv. Ai përfitonte nga situata e Fifit, fakti që Fifi e kishte xhan dhe i jepte mbrojtje tërë kohës. Graniti ishte personi më i paprekshëm. Ai padiskutim e ka shfrytëzuar dhe po e shfrytëzon. Fifi nëse ka dalë keq në sytë e publikut prej anës emocionale, unë e shoh si njeriun më të drejtë e më të mirë aty brenda. Të tjerët e manipulojnë dhe përfitojnë nga kjo”, u shpreh ajo.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport