Lajme
”Nuk t’i nxora unë sekretet ty”/ Reagon edhe Bora Zemani pas këngës që Semi i dedikoi asaj dhe Donaldit

Ish-banorja e shtëpisë së “Big Brother Vip”, Semi ka publikuar këngën e saj më të re. “Mos u kthe” titullohet projekti i fundit i Semit që supozohet se është dedikim për romancën e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.
Kjo këngë u prit mirë nga publiku por vëmendjen kryesore e kishte Bora Zemani. “E adhuroj zërin tënd”, shkroi Bora sipër këngës që e shpërndau në rrjetet sociale.
Semi publikoi dje këngën e saj më të re, të titulluar “Mos u kthe” dhe menjëherë të gjithë e lidhën me historinë e Borës dhe Donaldit. Kjo sepse fjalët janë fiks për fundin e historisë së tyre: “Para syve të botës rashë, më poshtë nuk e di a ka, si nuk të erdhi pak gjynah?! Gojën mbyllur do e mbaj, emrin tënd nuk do ta përmend, s’do të godas aty ku të dhemb”, këndon Semi.
Mirëpo jo vetëm teksti, edhe klipi ka detaje që lidhen pikërisht me këtë histori. Le t’i zbulojmë në vazhdim:
1.Klipi është xhiruar në një shtëpi, por jo shtëpi dosido. Në fund të klipit shohim se Semi del nga një shtëpi e ekspozuar në pyll, ashtu si Big Brother, një shtëpi e ekspozuar që e shohim të gjithë.
2.Muret e shtëpisë janë me vrima e çdokush mund të shohë brenda. Për më tepër shtëpia është e rrethuar nga kamera, të cilat duket se janë shfaqur me qëllim në fund të klipit.
3.Semi ka në klip Xhinin, arushin që mbante në Big Brother, të cilin ia dhuroi Donaldit e më pas ia mori sërish.
4.Semi jep një mesazh dhe me veshjen pasi bluza që mban veshur lexon “Sin” (Mëkat në anglisht).
-
Jete1 year ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized1 year ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete6 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme6 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme6 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete1 month ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota1 year ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar