E pergjithshme
Nxora shokun tim Arditin nga shtepia per ty/ Fifi ia perplas ne sy Granitit pasi e shpetoi nga nominimi

Graniti duket pak i shqetësuar pasi është një ndër banorët që është në nominim.Fifi nga ana tjeter i thot atij të mos shqetësohet por ta marri me sportivitet pasi ai nuk do të largohet.
“Nuk ke për të dalur,e ndjej këtë gjë.Ti duhet të jesh këtu.Unë e kam nxjerrur shokun tim për ty sepse dua që ti të jesh këtu”-thot ajo.
Edhe pse Graniti tha haptazi që nuk ndjen për këngëtaren ajo sërish vazhdon ta mbështesi dhe suportojë atë.
Javën e kaluar, Ardit Çuni doli përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke humbur përgjithmonë mundësinë e fitimit të 100 mijë eurove. Artisti u nominua nga banorët bashkë me Granit Canën, por ishte Fifi, si e preferuara e publikut, që e zëvendësoi ish-futbollistin me Donald Veshajn.
Pas daljes nga shtëpia, Arditi tha se mendonte që fifin e kishte shoqe të ngushtë, por ishte ajo që e nxorri jashtë, sepse e çoi në televotim me një konkurrent që ishte ndër të preferuarit e publikut.
Gjatë një interviste për “Pardon my French”, Arditi tha se kishte më shumë gjasa të dilte ai jashtë në vend të Donaldit, sepse takimi i aktorit me ish-partneren, Bora Zemani, e ngriti atë shumë lart para publikut. Çuni shkoi të martën të ballafaqohej edhe me Fifin për ta pyetur pse e bëri diçka të tillë.
“Unë nuk e kam mik të ngushtë Arditin, e kam mik. Kam punuar me të, ia kam bërë dy këngë, tek njëra nuk i mora asnjë lekë, te tjera vetëm gjysmën e çmimit, sepse unë nuk shitem për pak… Po Ardit, e kam dashur Granitin më shumë se ty brenda”, iu përgjigj këngëtarja.
Por pas kësaj deklarate, Arditi ka treguar të vërtetën e tij për këngët e marra pa paguar.
“Unë nuk e kisha dëgjuar pjesën e këngës, sepse do kisha nxjerrë lekë do e pyesja sa i detyrohem. Nuk më duket aspak profesionale, ndoshta e ka thënë në nerva e sipër për pjesën e këngës. Po, është zhgënjim, sepse disa marrëdhënie janë diskrete. Është si të them unë ‘Sa e ka Fifi tekstin?’. Janë disa marrëdhënie profesionale diskrete…
Bëhet fjalë për këngën ‘Qaj’, që i jam shumë mirënjohës asaj për tekstin. Këngën do e shkruante dikush tjetër, por ajo më tha ‘Të lutem, ta shkruaj dhe s’do të marr lekë’. Nuk ishte kërkesë e imja, ishte ajo që e kërkoi, sepse i pëlqeu shumë. Këngën e dytë ia kam paguar sa e ka, jo gjysmë çmimi”.
Pas penalizimit që Fifi i bëri, Arditi tha:
“Nuk do të përfshihesha aq shumë emocionalisht në situatën e Fifit. Hyra dje, sepse nuk kam marrë asnjë sqarim nga Fifi. Jam penalizuar në debatet me Donaldin apo Semin, sepse kam mbajtur anën e Fifit… Megjithatë, unë doja t’i jepja një sinjal që jashtë nuk po dukej mirë, ia dhashë por ajo e keqkuptoi… Unë sigurisht e fal se nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe”.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete9 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme9 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme9 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete4 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar