Connect with us

Lajme

Paloma jep emrin e fituesit te Big Brother VIP/ Ja si e ka ndryshuar mendimin ajo pas daljes nga shtepia

Published

on

Paloma jep emrrat e pretendentëve të mundshëm fitues në Big Brother VIP.

Ish-banorja e “Big Brothe VIP”, Paloma, ishte sot e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u vendos përballë disa pyetjeve mjaft me spec.

E pyetur se kush mendon se do të fitojë edicionin e parë të BB VIP, sipas Palomës, pretendenti kryesor është Iliri.

“Iliri është shumë karakter i fortë, është shumë sensibël si natyrë dhe di ta meanxhaojë mirë situatën”, tha gazetarja e njohur.

Por ajo përmendi gjithashtu edhe emrat e Arjola Demirit dhe Donald Veshajt.

“Nuk po përjashtoj edhe Donaldin, por ai merr kot, nxitohet, Iliri mund të jetë më dinak, por nuk e shpreh. Edhe Arjola në fakt më pëlqen”, u shpreh Paloma.

Paloma e cila ka lënë prej disa javësh shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, ka zbuluar se është konsultuar me psikologë pas daljes nga banesa. Teksa ndodhej në emisionin ‘Goca dhe gra’, Paloma tha se ndryshimi që pësoi e ka detyruar që të takohet me psikologë, jo pasi e ka dëmtuar eksperienca por ka hasur një ndryshim të madh.

‘Unë aty e humba fillin, gjithmonë doja të krijoja situata të bukura, por sa herë e kujtoj atë moment më prek shumë realisht. Unë e transmetova si një histori frymëzimi. Ai është një realit shoë, nuk mund të na tregojë vetëm pjesën profesionale, por ne kemi shpirt, jemi njerëz. Më është dashur që ta kaloj me psikologë ndryshimin nga shtëpia, nuk mendoj se më ka dëmtuar, por të jetuarit 24 orë ndryshonte shumë. Më vjen keq që më thanë manipulatore, ai është Big Brother çfarë pret publiku. Pse duhet të ndryshoja unë kur të tjerët pëlqenin Donaldin apo Semin“, u shpreh Paloma.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport