Connect with us

Jete

Pas sherrit te forte te Donaldit dhe Ilirit, Arjola ndihet keq dhe ne shtepine e Big Brother hyn ambulanca

Published

on

Aktorja nga Tropoja, Arjola Demiri nuk është ndjerë mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Pas një debati të nisur nga Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, ajo kërkoi nga dyshja që të ulin tonet e zërit pasi nuk ndihej mirë, por nuk pati asnjë reflektim. Ndaj dhe gjendja e saj u përkeqësua.

Arjola u largua nga pjesa e banorëve në gjendje jo të mirë, e që u desh ndërhyrja e mjekëve për të kontrolluar gjendjen e saj.

Kjo nuk është hera e parë që kërkohen mjekët brenda shtëpisë, pasi dhe javën e shkuar pas natës së spektaklit gjendja shëndetësore e këngëtares Fifi u përkeqësua dhe intervenuan mjekët.

Situata mes Ilirit dhe Donaldit po agravohet dita ditës.

Nuk mungojnë sharjet dhe ofendimet mes njëri-tjetrit.

Në këtë debat janë përfshirë dhe banorë të tjerë si Kledi,Sabiani ku Sabiani i del në mbrojtje Ilirit.

Duket se Leaderi aktual Iliri nuk është dakord me sjellet e Donaldit në këtë shtëpi.

Banorët janë ndarë në dy kampe kryesore,diferencë mes të cilvëve thellohet cdo ditë e më shumë.

Iliri: Ti bën ironi gjatë gjithë kohës,nuk ke respekt për asnjeri,bën vetëm batuta.

Donaldi: Do të bëj sa të kem jetën time.

Iliri: Nuk kam nerva të merrem fare me ty,je skandal si njeri.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport