Connect with us

Jete

Po demtoni reputacionin tuaj/ Keto jane 10 gabimet me veshjet qe nuk duhet ti beje asnje grua

Published

on

Ne jetojmë në atë botë ku pamja e jashtme është më e rëndësishme sesa cilësitë e brendshme të njëriut. Njerëzit duan që imazhi i tyre të jetë i bukur në sytë e të tjerëve. Kudo që të shkosh, kuptimi i veshjes suaj tregon diçka.

Kombinimi i gabuar i veshjeve mund t’ju sjellë në një katastrofë. Kjo katastrofë mund të prishë imazhin tuaj dhe njerëzit nuk ju marrin seriozisht.

Pra, ekzistojnë disa këshilla që mund t’i përdorni në jetën tuaj të përditshme që të keni një pamje të bukur. Dritare.net ju tregon 10 gabime që nuk duhet t’i bëni më tek veshja juaj:

1.Xhinse me këmishë ose me bluzë te gjatë:

Zakonisht femrat veshin këmishë dhe bluzë të gjata me xhinse, kjo e bën veshjen tuaj të dukët shëmtuar dhe të çrregullt. Me mirë është të vishni bluzën ose këmishën duke e futur brenda xhinseve, pasi duket më bukur dhe më e rregullt.

2.Mbajtja e çantave të mëdha:

Kur po shkoni në një festë ose një ngjarje shoqërore, ju lutemi të shmangni marrjen e çantave të mëdha. Çanta të mëdha nuk duken mirë dhe bëjnë pamjen tuaj, jo të modës. Në vend të çantave të mëdha, ju mund të zgjidhni çantat e vogla dhe kuletat që ju bëjnë të dukeni të sofistikuar dhe të stilit të lartë.

3. Këpucë të sheshta me funde të shkurta:

Nuk duhet të vishni atlete me minifunde. Ju duhet të vishni taka me funde të shkurtra të cilat ju bëjnë të dukeni të shkëlqyeshme dhe të bukura. Takat janë lloji më i mirë i këpucëve të cilat ju duhet të vishni me funde të shkurtra.

4. Këpucë më të mëdha:

Veshja e këpucëve më të mëdha duket e çuditshme dhe e shëmtuar. Është e zakonshme që disa njerëz të blejnë këpucë më të mëdha se madhësia e tyre. Por, kjo nuk duket bukur. Ju duhet të blini këpucë në mëngjes për të marrë madhësinë e duhur, sepse nganjëherë këmbët tuaja janë të fryra në fund të ditës.

5. Golfe:

Golfet i përshtaten personave me qafë të gjatë. Njërëzve që janë të shkurtër dhe që kanë qafë të vogël nuk shëmtuar, dhe nëse këni ftohtë mund të vensosni shallë ose shami.

6. Xhinse pa formë:

Nuk ka veshje më të shëmtuar se xhinset pa formë. Shmangni këto lloj xhinsesh pasi ju tregojnë shumë të shpifur madje do dukeni sikur nuk keni formë trupi. Duhet të blini xhinse që të përshtëten me formën e trupit tuaj, informon Dritare.net.

7.Pantallona të shkurta me bluzë me mëngë të gjata:

Pantallonat e shkurta janë për në verë, kështu që nuk keni pse i vishni ato në dimër duke I kombinuar në këtë mënyrë kaq të shpifur. Veshjet duhet të përshtaten më stinët.

8.Ripat e sutjenave, që duken:

Nuk keni asnjë arsye të tregoni ripat e sutjenave tuaj. Ato duken shumë shëmtuar dhe madje krijoni përshtypje shumë të keqe për atë që i shikon.

9.Kostumet pa bel dhe me takë të shkurtër:

Ju duhet të vishni kostumet tuaj të punës të kenë pak bel dhe vishini ato pak me tak më të lartë sepse duke qenë se është veshje serioze dhe zyrtare, duhet ta thyeni pak atë me takë më të lartë, që dhe ju të ndiheni më të bukura dhe më fine.

10.Funde të gjatë dhe të ngushtë:

Këto lloj fundesh përshtaten tek ato femra që janë të gjata dhe sigurisht dhe të dobëta. Femrat e shkurta duhet të zgjedhin dicka që t’ju përshtatet. Çdo veshje duhet të ketë përshtatet me format e trupit.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport