Jete
Po i lani floket me shume sec duhet/ Ja sa here ne jave duhet ti lani floket qe te mos bien me

Me siguri keni pyetur veten se sa shpesh duhet të lajmë flokun pa e dëmtuar atë, qoftë ai i yndyrshëm, i thatë apo edhe normal. Kim Kardashian e lan flokun një herë në 5 ditë, por jo të gjithë kemi nga mbrapa një skuadër makeup-i dhe trajtimi për flokët..
Mbas dushit skalpi i kokës vjen gradualisht duke u bërë më i yndyrshëm, i papastër dhe më me shkëlqim (jo nga ai i reklamave).
Flokët bëhen me yndyrë për të njëjtën arsye si edhe fytyra juaj. Gjëndrat në lëkurën e kokës prodhojnë një substancë vajore të quajtur sebum. Sebumi është ai që zbut flokët dhe i mbron ata nga tharja. Gjëndrat që e prodhojnë atë janë të vendosura pranë rrënjëve të flokëve në shtresën e lëkurës të quajtur dermis. Kanalet nga këto gjëndra të çojnë në gjëndrën e flokëve – kjo është mënyra se si sebumi del nga lëkura dhe shkon drejt skalpit të kokës.
Cështja është se secili nga ne prodhon sasi të ndryshme sebumi. Gjenetika apo edhe hormonet ndikojnë në sasinë e prodhuar të tij në një kohë të caktuar. Dermatologia Paradi Mirmirani ka thënë se hormonet përgjegjëse për mbiprodhimin e sebumit ekzistojnë më shumë në periudhën e pubertetit duke e bërë këtë arsyen kryesore pse kemi flokë të yndyrshëm dhe akne pikërisht në ato vite.
Sa shpesh është më e përshtatshme?
Përgjigja ndryshon për gjithsecilin, por askush nuk duhet ti lajë flokët cdo ditë sepse kjo më tepër i bën dëm atyre sesa mirë, thotë Lynne Goldberg dermatologe dhe drejtoreshë e klinikës së flokëve në Qëndrën Mjekësore të Bostonit. Ajo shton se personat që i lajnë flokët shumë shpesh për të larguar yndyrën, në fakt i bëjnë ata më të yndyrshëm duke tharë pjesën e skalpit.Përvec shmangies për ti larë ata cdo ditë, gjithashtu duhet të keni ndërmend disa gjëra për të identifikuar numrin e përshtatshëm të larjes. Këta janë faktorët kryesorë:
• Tipi i lëkurës
Nëse lëkura dhe flokët tuaj janë as shumë të yndyrshëm dhe as shumë të thatë, atëherë ju duhet ti lani flokët një ose dy herë në javë, sipas një artikulli shëndetësor të Universitetit të Kolumbias. Nëse keni skalp shumë të yndyrshëm atëherë duhet ti lani pak më shpesh se aq.
• Struktura e flokut
Struktura ndikon në shpejtësinë që sebumi kalon nga rrënja drejt gjatësisë. Floku i ashpër apo kacurrel e ngadalëson shpërndarjen e sebumit prandaj nëse keni flokë të tillë mund ti lani ata vetëm një herë në javë, thonë ekspertët në Kolumbia. Kurse personat me flokë të hollë e të drejtë është më mirë ti lajnë dy herë në javë apo edhe më shpesh.
• Stilimi
Një factor tjetër që duhet marrë parasysh është edhe stilimi apo mënyra si e trajtoni flokun. Nëse floku juaj dëmtohet vazhdimisht nga stilimi që ju i bëni (pjasteri, krehja, masha etj) atëherë duhet ta lani më rrallë. Por kjo është dicka që mund ta zbuloni edhe vetë. Mos kini frikë ti lini dy ditë pa i larë me shampo dhe shikoni se si floku juaj do të reagojë nga ndryshimi.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete7 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme7 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme7 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete3 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar