Lajme
”Po iki me koken mbrapa”/ Ky ishte pengu i madh Hueyda El Sayed para se te largohej

Hueyda El Saied, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në një spital në Luksenburg, si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Në intervistën e saj të fundit për Rudina Magjistarin në Tv Klan, artistja Hueyda El Saied do të fliste edhe për një ndër pengjet e pakta që kishte në jetë.
Në një lidhje nga Luksemburgu në Maj të vitit të shkuar ajo shpjegonte se gjyshi i kishte ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në Itali, ndërsa peng i kishte mbetur një xhiro në bulevard me të.
“Unë faktikisht u largova nga Shqipëria me kokën mbrapa. Ngaqë nuk e dinim dhe nuk e dimë ende se si do të përfundojë kjo puna e Covid-19. Gjyshja ime është 84-vjeçe dhe unë kam pasur një histori të trishtë dhe mund të them nga ato pengjet e pakta që kam në jetë. Pengu është se kur gjyshi im u sëmur unë ndodhesha në Itali në atë kohë. D.m.th. jetoja në Shqipëri, por isha në një spektakël në Itali dhe e kam pasur ëndërr…
Ne (si popull) kemi pas dalë çdo të shtunë, laheshim visheshim bukur dhe bënim xhiron e bulevardit dhe unë atë xhiron e bulevardit nuk e kam bërë kurrë, gjatë kohës së komunizmit, sepse të gjithë dilnin në familje dhe unë ngaqë nuk e kisha tim atë, nuk mund ta bëja këtë xhiron me familjen e kompletuar. Kështu që kur shkova në Itali në atë kohë, i bleva një kostum gjyshit, sepse doja që unë ta bëja këtë xhiro me gjyshin dhe me mamin, nënën e tezen.
Por kur u ktheva gjyshi kishte vdekur, kështu që nuk munda ta bëj kurrë këtë xhiro. Kështu që kur u largova nga Shqipëria më 12 Mars, e kam mbajtur kokën mbrapa, sepse nuk doja që të më ndodhte e njëjta gjë. Por për fatin tim të mirë, gjyshja është shumë mirë me shëndet, megjithëse mosha bën të veten. Kështu që mezi pres që të hapen kufijtë, të marr avionin dhe të vij e ta shoh bashkë me Gabrielin…“, shprehej artistja asokohe.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete7 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme7 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme7 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete3 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar