Jete
Po lodheni shume me pastrimin e kuzhines/ Keto jane 9 sekrete si te beni kuzhinen ”xixe” per 5 minuta

Pastrimi i kuzhinës zakonisht kërkon shumë kohë. Të gjitha pajisjet dhe sipërfaqet kërkojnë më shumë vëmendje në procesin e pastrimit. Por, ka një mënyrë se si ta bëni atë më lehtë dhe më shpejt si proces, dhe këto këshilla do t’ju ndihmojnë.
1. Rregulli i ventilimit
Ka mënyra të ndryshme për të hequr pluhurin nga kapaku i ventilimit, dhe më e lehta është që ta pastroni atë me një fshesë korrenti. Pasi ta keni hequr pjesën më të madhe të pluhurit, duhet të fshini kapakun me një peshqir të lagur, në mënyrë që të shmangni çdo pluhur të mbetur mbi të.
2. Alkool për gotat e qelqit
Me siguri i keni vënë re njollat në gota edhe pasi t’i keni larë. Për të hequr njollat mund të përdorni alkool. Thjesht duhet ta përzieni me ujë dhe të lani përsëri gotat.
3. Peshqir prej letre në frigorifer
Pastrimi i frigoriferit nuk është kurrë argëtim, por nëse përdorni një letër kuzhine nuk do të keni nevojë ta pastroni atë shpesh. Me siguri keni vërejtur që njollat në frigorifer zakonisht vijnë nga frutat dhe perimet. Kështu që, nën frutat, perimet dhe shishet e ndryshme vendosni disa letër kuzhine të cilat vetëm do të duhet të zëvendësohen më vonë.
4. Vloni ujin në mirkovalë
Avulli në mikrovalë mund të bëjë mrekulli. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të vendosni një tas me ujë në mikrovalë dhe ta lini të vlojë. Dhe pastaj, thjesht mund të fshini me një leckë të lagur.
Miell për njolla të yndyrës
Është vërtet e vështirë të hiqni njollat me yndyrë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një sipërfaqe delikate. Në këtë rast, përdorni pak miell. Aplikojeni atë në njollë dhe hiqeni atë pas një kohe. Kjo metodë është e shkëlqyeshme për sobën tuaj.
6. Majonezë për bimët
Nëse keni lule artificiale në shtëpinë tuaj, me majonezë ju mund t’u jepni atyre një jetë më të gjatë. Largoni pluhurin prej tyre, pastroni me ujë dhe më pas vendosni pak majonezë mbi to. Kjo do t’i bëni ato të shkëlqejnë.
7. Mundësi e dytë për çorapen e vetmuar
Ju me siguri keni një çorape në shtëpi që nuk e ka çorapë tjetër. Nëse është mjaft i trashë mund ta përdorni si një leckë.
8. Kafe për një aromë më të këndshme
Pasi të keni mbaruar pastrimin e kuzhinës ose keni gatuar diçka me aromë të fortë mund ta freskoni dhomën me aromë kafeje. Ndizni një qiri në një kavanoz të mbushur me fara kafeje dhe e gjithë dhoma do të marr erë perfekte.
9. Pastrim me avull për një dysheme me shkëlqim
Me kaq shumë ndodhi në kuzhinë (thjesht pranojeni, çdo herë që gatuani, diçka mbaron në dysheme), dyshemeja është një nga gjërat që ndoten me të vërtetë shpejt. Dhe ato njolla me të vërtetë kanë tendencë të “mbesin” … kështu që çfarë mund të bëni?
Pastroni me avull! Shtupa higjijenizuese me avull Rovus Nano jo vetëm që do të bëjë dyshemetë tuaj menjëherë me shkëlqim, por gjithashtu do të vrasë të gjitha ato baktere dhe viruse që mund të fillojnë të lulëzojnë në dyshemenë tuaj. Provojeni – do të bëhet shoku juaj më i mirë.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete3 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete1 year ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme1 year ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme1 year ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete7 months ago
I terheqim meshkujt si me magnet/ Keto jane 8 gjerat qe burrat pelqejne tek nje grua po nuk i thone
-
Jete10 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani