Connect with us

Lajme

Po vishni taka dhe po ju dhembin kembet/ Keto jane 4 gabimet qe beni kur zgjidhni takat qe vishni

Published

on

Femrat që veshin taka të larta duken të mrekullueshme, por takat shoqërohen gjithmonë me një dhimbje të pashmangshme. Mund të ndjeni dhimbje te gishtat, këmbët apo pulpat, por këto dhimbje mund të evitohen shumë thjesht nëpërmjet këtyre metodave nga ‘Bright Side’.

  1. Takat për përditshmëri

Sipas doktorëve, nëse doni të vishni taka gjatë ditës duhet të keni parasysh që gjatësia e takës nuk duhet të kalojë 4 cm. Kjo lloj take është më pak e dhimbshme, pasi pakëson dhimbjet e shpinës gjithashtu. Një tjetër opsion është t’i kushtoni vëmendje largësisë së takës me tabanin. Një largësi prej 6 cm është e sigurt.

  1. Numri i këpucëve

Në mënyrë që të mos kenë dhimbje, femrat zgjedhin këpucë një numër më të madh se këmba e tyre dhe kjo është zgjedhja e duhur. Kjo ju ndihmon të keni hapësirë për të vendosur disa shtresa silikoni në mënyrë që të ndiheni më rehat

  1. Materiali i këpucëve

Zakonisht këpucët e bëra me material fallco janë shumë të forta dhe duan shumë kohë të marrin formën e këmbës dhe gishtave. Këpucët më të rehatshme janë ato të bëra me material të shtrenjtë.

  1. Pozicioni i takës

Kushtojini vëmendje gjithmonë pozicionit të takës. Nuk duhet të jetë i përkulur, apo i drejtuar nga brenda ose jashtë. Këto lloj këpucësh ju sjellin shumë probleme dhe prishen shpejtë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport