Connect with us

Jete

Preu floket nga semundja por askush nuk e mori vesh/ Ja si e fshehu sëmundjen Hueyda El Sayed

Published

on

Pas një l ufte të gjatë me tum orin artistja e njohur shqiptare Hueyda El Sayed është nd arë papritur nga jeta në moshën 46-vjeçare, lajm i cili tronditi opinionin publik mëngjesin e sotëm.

Pavarësisht se e sëmurë, Hueyda kurrë nuk e humbi buzëqeshjen e saj në fytyrë duke e mbajtur të fshehtë betejën që po kalonte.

Në shkurt të këtij viti, Hueyda i shkurtoi flokët e saj të bukur e të veçantë, por publiku nuk e dinte çfarë fshihej pas këtij vendimi. “Unë nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të ndryshoj stilin e flokëve të mi”, shkruante ajo.

Kishte ndjekës që e kritikuan pse i hoqi kaçurrelat e kishte të tjerë që e mbështesnin për vendimin për të shkurtuar flokët derisa në një moment Hueyda vendosi që të gjithëve t’u dërgonte një mesazh.

Ajo shprehej se nëse do të ndryshonte diçka te vetja me një shkop magjik, nuk do ja niste kurrsesi nga flokët.

“Ju lutem mjaft më shkruajtët rriti flokët, i kishe më të bukura të gjata, na mungojnë kaçurrelat e tua etj etj. Unë nuk dua nga ju vetëm komplimenta, kam nevojë për këshillat tuaja. Por duhet të kuptoni një gjë. Aktualisht me këto flokë të shkurtra unë ndihem shumë mirë. Nëse do të kisha një shkop magjik dhe do të kisha mundësinë të ndryshoja jetën time apo pamjen time fizike, duhet të jeni të sigurt nuk do të filloja nga flokët. Zgjedhjet tona na përkasin, ndonjëherë bëjmë të duhurat, ndonjëherë jo! Ju dua shumë, por ju lutem mos më bëni të mendoj se për ju unë jam thjesht një top leshi kaçurrel”, shprehej Hueyda.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport