Connect with us

Lajme

”Pse kaq njeri i keq jam unë”/ Fifi preket pak kartolinës që i kishte shkruar një nga banorët e Big Brother

Published

on

Fifi është njëra ndër këngëtaret më të dashura dhe të komentuara të show bizit shqiptar. Ajo tashmë është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në “Big Brother Vip”.

Fifi debaton me banorët për blerjen e ushqimeve – Big Brother Albania Vip – YouTube

Kjo e ka bërë atë akoma më shumë të marrë vëmendje. Së fundmi vëllau i madh i ka futur banorët në një lojë, ata kanë marrë disa kartolina ku secili prej tyre duhej të shkruante një sugjerim për cilin do banorë me nga një kritikë.

Ajo që u kritikua më shumë ishte Fifi. Këngëtarja u revoltua duke thënë se unë nuk jam e tillë, dhe pyetja që ia bëri të gjithëve ishte kjo: “A qenkam njeri kaq i keq?”.

Fifi dhe Eixhel njihen nga jashtë, por kjo nuk i ka ndihmuar që të mos kenë ngacmime dhe provokime në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Einxhel i tha para pak ditësh këngëtares se ajo nuk flet fare me të dhe se i vetmi moment që kalojnë bashkë është kur shtrihen të flenë, pasi ndajnë të njëjtin krevat.

Moderatorja ka treguar se i ka premtuar një personi jashtë, identitetin e të cilit nuk e zbuloi, që nuk do ta sulmojë Fifin aty brenda. Madje gjatë spektaklit e diskutuan këtë dhe pajtimin me Semin, marrëdhënie që sipas Einxhel kishte ndikuar tek ajo

Ndërkohë, gjatë lojës së kartolinave, ku banorët shkruajtën në një kartolinë disa këshilla apo sugjerime që mund të kishin për konkurrentët, Fifi akuzoi Einxhel si tendencioze gjë e cila nxiti një diskutim të gjatë mes tyre.

“Ti zgjodhe të më akuzoje mua pikërisht në natën e spektaklit, por duhet të më kapje veç dhe të ma thoshe. Nuk mund të shfrytëzoje vëmendjen asaj nate kur gjithë publiku po na ndiqte. Ti më konfrontove mua kur ndërkohë unë po konfrotohesha vetë me shumë gjëra. Unë mundohem të sjell energji pozitive’’,- tha Fifi.

Einxhel nga ana tjetër repikoi duke sqaruar se hatërmbetja e saj ka lindur që kur këngëtarja është shprehur se rregullat në shtëpi kanë nisur të neglizhohen që pas ardhjes së tre banoreve të reja

‘’Unë nuk kam shfrytëzuar spektaklin për vëmendjen, duhet ta kesh të qartë që nëse do të doja të të kapja diku do mund ta bëja shumë e shumë herë gjatë përditshmërisë. Nuk jam tendencioze’’,- shtoi ajo, duke e akuzuar se e kishte përdorur situatën mes tyre.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport