Connect with us

Lajme

Qendro larg BOTOXIT dhe trajtimeve te shtrenjta/ Kjo eshte menyra me e mire per te hequr rrudhat

Published

on

Mëngjesi është një tmerr i vërtetë kur sheh veten në pasqyrë më fytyrë të fryrë dhe sy të enjtur.

Duhet kohë për ta sjellë fytyrën në gjendjen optimale, por edhe shumë truke make up-i. Duket si një sfidë e vërtetë. Kjo teknikë, e cila e ka origjinën nga Japonia, thuhet se është shumë efikase. Për shumë nga ata që e kanë praktikuar ka rezultuar mjaft e suksesshme, ndaj edhe ka pushtuar web-et si një nga masazhet më të mira që jo vetëm mund ta çlodhin fytyrën, ta përgatisin për një ditë të re, por në të njëjtën kohë ndikon drejtpërdrejt edhe në eliminimin e rrudhave.

Një grua japoneze ishte ajo që zbuloi se me anë të një masazhi, i cili u quajt Tanaka, për nder të emrit të saj, mund të rigjenerosh lëkurën dhe t’i japësh asaj freski. Sekreti është tek masazhet rrethore në çdo muskul të fytyrës. Në këtë mënyrë ndihmon eliminimin e shenjave të lodhjes, enjtjet e fytyrës, por edhe reduktimin e rrudhave. Po ashtu, kjo lloj teknike ndihmon edhe në mirëqarkullimin e lëngjeve në fytyrë duke eliminuar yndyrat e tepërta dhe hidratuar lëkurën.

Vetëm 2 javë pas këtij përdorimi çdo mëngjes ose mbrëmje, shumë njerëz treguan se rezultatet ishin mbresëlënëse. Shikoni videon e mëposhtme dhe mësoni disa ushtrime për fytyrën, mollëzat, ballin, sytë, rrudhat e buzëqeshjes etj.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport