Connect with us

Lajme

Renia e deshires per marrdhenie problem i madh ne cift/ Keto jane 3 gjerat qe duhet te beni per te nxitur libidon

Published

on

Për pothuajse gjysmën e femrave situatat stresuese janë vrasësit kryesor të epshit

Edhe pse nuk mund të liroheni nga koha e zgjatur e punës, nga pagesa e llogarive të shpenzimeve mujore, nga kërkesat gjithnjë e në rritje të vjehërrisë, nga fëmijët hiperaktivë, – mund t’i bëni këto veprime, në mënyrë që të rrisni libidonë, bile edhe kur të jeni të nevrikosura dhe të lodhura, transmeton Telegrafi.

Numëroni deri në dhjetë

Mbylljani dyert të gjitha tensioneve të përditshme – uluni dhe lexoni ndonjë pjesë të një romani, pini pak verë dhe bisedoni me partnerin. Shkencëtarët konstatojnë se të gjithë janë të aftë të bëjnë këtë transformim.

Duke pasur parasysh që në punë arrini t’i tejkaloni mëngjeset stresuese dhe detyrat e shumta, ndërkaq me atë rast të përmblidhni veten dhe t’i kryeni të gjitha detyrat e rëndësishme, provoni të njëjtën strategji edhe me partnerin tuaj.

Ushtrimet e përditshme

Aktiviteti fizik ul nivelin e hormonit të stresit (kortizolit) i cili është armiku më i madh i libidosë së femrës.

Veç kësaj, niveli i shtuar i këtij hormoni shkakton shtresimin e yndyrës në bark. Madje, edhe ushtrimet e lehta, si p.sh. shëtitja apo punët e shtëpisë, mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe të nxisin dëshirën seksuale.

Mos e shmangni kontaktin fizik

Pas ditës së keqe dhe shumë të lodhshme, mjafton që t’i lejosh partnerit që t’ju bëjë masazh në krahë dhe shpinë, apo t’ju përkëdhelë butësisht.

Nuk është e thënë që këto veprime patjetër të përfundojnë me seks, mirëpo shumë shpesh mund të ndodhë edhe seksi, sepse përkëdhelja shtendos, qetëson, ofron siguri, liron nga tensioni dhe eksiton. Do të befasoheni se sa lehtë do t’ju zgjohet dëshira për të bërë s eks.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport