Connect with us

Lajme

Romeo i beri Donaldit surprize brenda shtepise se Big Brother/ Reagon Bora Zemani, ja cfare ka bere ajo

Published

on

Ditën e sotme Romeo i bëri një surprizë vëllait të tij, Donaldit, teksa kaloi me parashutë mbi shtëpinë e Big brother Vip.

“Demi i vëllait, të do vëllai”, ka thirrur disa herë Romeo..

Donaldi është shfaqur i prekur nga surpriza dhe është përlotur, ndërsa i kanë qëndruar pranë Semi dhe Kledi.

Por jo vetëm Donaldi është prekur nga supriza e të vëllait. Edhe Bora Zemani ka reaguar me anë të një postimi në Instastory, ku ka ndarë video nga momenti dhe përmend tre vëllezërit (Romeo, Donald dhe Mario Veshaj) dhe ka vendosur tre zemra.

Kujtojmë që një tjetër surprizë iu bë Donaldit nga Bora Zemani. Ajo hyri në shtëpinë e Big Brother Vip, teksa të dy shkëmbyen edhe një puthje që nxiti zërat për ribashkim mes tyre.

Donaldi gjatë gjithë kohës e shihte në sy e më pas e puthi. Bora tha se këtë gjë se kishin bërë në publik as kur ishin çift. Më pas Donaldi e pyeti se a do dhe ajo u vu në siklet , ndërsa ai i tha se e do. Në fund ajo i tha se do e presë.

Në një puntatë të mëvonshme të “Për’puthen Prime” Bora është ngacmuar nga Naimi ku ai i ka thënë “Të gjithë shqiptarët po presin përgjigjen”, ndërsa ajo është përgjigjur duke thënë: “Të presin pak se edhe unë po pres dikë…”

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport