Connect with us

Jete

Romeo kishte bere 1 plan/ Çfarë mesazhi shkruhej tek 20 mije lekeshi që Romeo i la Donaldit?

Published

on

Gjatë spektaklit të djeshëm të “Big Brother Vip” takimi i Romeos me vëllain e tij binjak emocionoi të gjithë. Gjithashtu Romeo zëvendësoi për pak kohë Donaldin por kjo zgjati shumë pak pasi banorët e kuptuan se nuk ishte Donaldi.

Ajo që më së shumti ra në sy është fakti se aktori mori një 2000 leksh nga Romeo dhe të gjithë mendojë se atje ka pasur një mesazh nga ana e Romeos. Kjo është edhe pyetja që po bëhet më së shumti në rrjet… “Ça i kishe shkruar te 20mijlekshi”?

“Ca i kishe shkruar tek 20 mije lekshi? Dhe cfare shenje kerkonte Donaldi kur po zhvisheshit? Te tha a ke ndonje shenje nga jashte per mua? Per cfare e kishte”, janë pyetjet që më së shumti i janë drejtuar Romeos. Deri tani nuk ka asnjë reagim as nga Romeo, as nga Donaldi dhe as nga produksioni ‘Big Brother Vip’.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e “Big brother Vip” hyri Romeo i cili takoi vëllain e tij binjak Donaldin dhe për pak çaste e zëvendësoi atë mes banorëve. Takimi mes dy vëllezërve ishte shumë emocionues dhe Romeo i dha disa mesazhe Donaldit. Si fillim ai i tha që të mos e vriste mendjen për asgjë por të bënte atë që ndjen.

Ai gjithashtu në një moment u shpreh: -“U munduan të të vinin me shpatulla pas murit por ti prap heshte, nuk tregove asgjë. U tregove burrë, për këtë të jap dorën”, duke lënë të nënkuptuar se ju referua historisë së tij me Borën. Si duket ka ardhur edhe një reagim nga Bora.

Kjo e fundit ka postuar një foto në Instastory një foto ku duket e kuruar deri në detaj dhe e veshur në mënyrë shumë elegante në studion e “Përputhen”. Kështu Bora i tregoi të gjithëve se pavarësisht zhurmës në rrjet ajo vazhdon me rutinën e saj pa bërë asnjë koment për situatën.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport

You cannot copy content of this page