Jete
Rrudhat e syve dalin te parat/ Ja si te pergatisni SERUMIN BIO qe ta perdorni cdo nate, ruajeni

Përshëndetje të gjithëve!!
Kur isha e vogël dëgjoja të rriturit që thoshin me njëri-tjetrin: “Mos hiq dorë nga malli i shtrenjtë” – gjë që nënkuptonte se ish dhe më i mirë. Sot, ky pretendim hidhet poshtë, pasi çdokush që ka si qëllim fitimin e lehtë, nuk ngutet dhe aq shumë që t’i vendosë çmimet si i do qejfi – domethënë të ta shesë sapunin për djathë! Kështu që mos u gënjeni nga etiketat e shtrenjta të produkteve, sepse shumë herë nuk i përgjigjen realitetit….
Për shembull, një krem nate që në farmaci kushton nga 12 deri në 100 euro – mund ta përgatisësh dhe vetë, madje me përbërës më cilësorë, dhe mbi të gjitha pa kimikate…
Para se të kalojmë te pjesa e recetave, dua t’ju kujtoj edhe njëherë ndryshimin mes kremit të ditës dhe të natës. Kremi i ditës ka përbërje më të hollë sesa i natës, për arsye se gjatë ditës lëkura ndikohet së tepërmi nga grimi, dielli, pluhuri, djersitja etj., etj. Me pak fjalë, sa më pak produkte aplikojmë gjatë ditës, aq më mirë është për lëkurën dhe ajrimin e poreve.,
Përbërësit
3 lugë gjelle dyll blete (ngjyrë e bardhë)
1/2 filxhan kafeje vaj ulliri
1/4 filxhan kafeje uthull (ngjyrë e bardhë)
1/4 filxhan kafeje ujë i distiluar
Përgatitja
Në një xhezve ngrohni së bashku dyllin e bletës dhe vajin e ullirit. Pastaj, shtoni uthullën, ujin dhe vijoni me përzierjen. Hiqeni nga zjarri, lereni të ftohet ca, dhe më pas përhapeni në fytyrë duke e lënë të veprojë 20-25 minuta. Në fund, fshijeni fytyrën me një peshqir të thatë prej pambuku.
Krem nate për lëkura të thata
Përbërësit
1/4 filxhan kafeje ujë trëndafili
2 lugë gjelle dyll blete (ngjyrë e bardhë)
1/2 filxhan kafeje vaj bajame
Përgatitja
Si fillim ngrohni në temperaturë mesatare dyllin e bletës bashkë me vajin e bajames, më pas shtoni ujin e trëndafilit dhe vijoni me përzierjen derisa të krijohet një masë homogjene. Largojeni përzierjen nga zjarri, dhe pasi të jetë ftohur aplikojeni në fytyrë, duke e lënë të veprojë rreth 30 minuta./albstroka.com/Pjesën e mbetur të kremit mund ta ruani në frigorifer për disa ditë.
Muaj të mbarë për të gjithë!
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete7 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme7 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme7 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete3 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar