Connect with us

Lajme

Rrudhat e syve nuk kane asnje shans/ Ky eshte kremi BIO i zones se syve qe e beni vete ne shtepi

Published

on

Kjo sepse dielli i fortë i kombinuar me plakjen natyrore shkakton prodhim të ngadaltë të kolagjenit. Dhe mungesa e kolagjenit është pikërisht ajo që shkakton ato vija të padëshirueshme në fytyrë..

Për bazën e serumit të sotëm, natyrisht paksa të veçantë nga të tjerët, kam zgjedhur xhelin e acidit hialuronik, një nga përbërësit më të fuqishëm hidratues, si dhe disa përbërës të tjerë, jo dhe aq të njohur, të cilët mund të ripërtërijnë akoma dhe lëkurat më të dëmtuara. Në mënyrë të veçantë, në qoftë se dëshironi të keni një fytyrë super rinore, pa rrudha e varje, përveç acidit hialuronik, shtoni edhe një ose disa prej përbërësvetë mëposhtëm në varësi të nevojave tuaja:

2.5 ml (ose 62 pika) proteina mëndafshi për extra hidratim.

5 ml botox bimor Relax’rides për lifting dhe anti-plakje.

2 ml kafeinë për forcim lëkure (sidomos për zonjat mbi të 40-at).

5 ml kolagjen për hidratim dhe elasticitet.

2.5 ml urea, për nxitjen e sisistemit hidratues të lëkurës, (NMF).

Përgatitja

Në një enë të pastër prej qelqi shtoni acidin hialuronik (xhel) bashkë me përbërësit që ju interesojnë dhe vijoni me përzierjen derisa të homogjenizohen plotësisht. Në vazhdim, ruajeni në një vazo prej qelqi në derën e frigoriferit.

Aplikimi i tij mund të kryhet vetëm ose në kombinim me ndonjë krem relativ (domethënë, me përbërje të ngjashme), e mira do të ishte të bënit të dytën, pasi vajrat e përfshirë në krem ndihmojnë në masë të madhe në korrigjimin e lipideve të lëkurës.

Mos Pini duhan

Mund të vërehet se pirësit e duhanit zakonisht kanë vija të holla dhe rrathë të errët. Cigarja jo vetëm që dëmton mushkëritë, por edhe lëkurën, duke e lënë shpesh atë me një ngjyrë gri. Prandaj, lënia e duhanit është thelbësore për të reduktuar rrudhat e syve. Nëse tashmë i keni këto zakone, kërkoni trajtime të mira natyrore. Këtu janë disa:

  1. Masazh i fytyrës

Është një proces i shijshëm dhe i thjeshtë që duhet të përsëritet çdo ditë, disa herë. Ju duhet ta bëni shpesh. Kjo do t’i bëjë muskujt e fytyrës të relaksuar. Pastaj, me gishta, masazhoni butë rreth rrudhave. Në fund, me duart tuaja të pastruara mirë, fërkojini në mënyrë që të ngrohen dhe vendosni pëllëmbët e duarve në sytë tuaj të mbyllur, duke bërë një lëvizje të lehtë rrethore. Kjo ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe oksigjenimit. E lehtë, apo jo? Së shpejti lëkura do të bëhet më e re dhe më elastike.

  1. Çaj

Një tjetër këshillë e shkëlqyeshme janë qeset e çajit. Ato duhet të përdoren si maskë për sytë, pasi rinovojnë lëkurën. Thjesht përgatisni çajin normalisht dhe në vend që t’i hidhni qeset, ruajini në frigorifer. Më pas vendosini në sytë tuaj dhe lërini të qëndrojnë për disa minuta. Përsëriteni rregullisht procedurën.

  1. Feta patateje

Prisni një patate në feta dhe vendoseni në sy. Është një teknikë shumë e vjetër për të luftuar rrathët e errët. Kjo do të thotë se funksionon vërtet! Patatet kanë një aftësi të pabesueshme për të përmirësuar shëndetin e lëkurës sonë. Këshilla jonë është të vendosni fetat në lëkurë, në anët e syve, në mënyrë që të zvogëloni rrudhat. Ky trajtim kërkon durim dhe disiplinë pasi duhet të investohen dhjetë minuta nga koha jonë e përditshme.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport