Connect with us

Jete

Rrudhat e syve nuk kane asnje shans/ Ky eshte kremi BIO i zones se syve qe e beni vete ne shtepi, ruajeni

Published

on

Maska natyrale për rrudhat e syve

Lëkura poshtë syve është tepër delikate dhe e hollë.  Në mënyrë që të eleminoni rrathët e zinj që formohen poshtë syve ju mund të përgatisni disa maska natyrale në kushtet e shtëpisë në mënyrë që t’i sjellin fytyrës freski dhe një pamje tjetër.

Maskë natyrale me mjaltë dhe vaj bajame për rrudhat e syve

Hidratimi i duhur dhe në mënyrë efektive është e vetmja mënyrë për të parandaluar rrathët poshtë syve të shkaktuar nga lodhja dhe pagjumësia.

Në një tas përzieni dy lugë mjaltë dhe shtoni një lugë çaji me vaj bajame. Përziejini sa të bëhen bashkë dhe për pak minuta masazhoni konturet poshtë syve. Mbajeni maskën për rreth dhjetë minuta dhe pastaj  shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Për trajtimin e rrathëve poshtë syve nuk ka asgjë më të mirë sesa një maskë me mjaltë e cila e bën lëkurën të butë dhe tepër elastike.

Maskë me mjaltë dhe qumësht

Përbërësit

  • Mjaltë
  • Qumësht i freskët
  • Miell

Në një tas, përzieni një lugë mjaltë, qumësht të freskët dhe një lugë miell, e cila do të shërbejë për përzierjen. Aplikoni maskën poshte syve, dhe lëreni për 10/15 minuta, dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Qumështi

Qumështi është një ilaç i vërtetë per rrathët e zinj poshte syve.

Ajo që ju nevojitet është thjesht qumësht i ftohtë të cilin hidheni në një tas apo gotë. Merrni pambuk dhe aplikojeni qumështin e ftohtë poshtë syve dhe lereni për 30 minuta. Nuk është e nevojshme për ta shplarë me ujë.

Kamomil

Në një enë zieni kamomil. Më pas futeni në frigorifer dhe lereni për 10 ose 15 minuta. Më pas aplikojeni poshtë syve për rreth 10 minuta.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport