Lajme
Rrudhat nuk kane asnje shans/ Ky eshte kremi BIO qe sheshon rrudhat qe e beni vete ne shtepi, ruajeni

Aspirinën e njohim për vetitë e saj shëruese, por sekreti i saj është se mund ta përdorim gjithashtu për të bërë maskë për fytyrën. Më poshtë ju sjellim recetat e tre lloje maskash me bazë aspirinën që ju ndihmojnë të keni një fytyrë të freskët.
Maska për fytyrën me aspirinë
Kur vjen puna tek kujdesi për lëkurën e fytyrës ne tregohemi shumë herë më skeptik në zgjedhjen e produkteve që përdorim. Madje kemi tendencën të fokusohemi tek kremrat e gatshëm, bazohem në marka që na japin besimin e një produkti efikas, duke harruar që gjithçka që na duhet për kujdesin e fytyrës tonë ndodhet në shtëpi.
Sot do t’ju sjellim disa maska që kanë në bazë përdorimin e aspirinës.
1.Maska me aspirinë dhe limon
Kjo është një maskë perfekte kundër rrudhave. Gjithçka që ju duhet është 3 kokrra aspirinë dhe 3 lugë gjelle me lëng limoni. Si fillim thërmoni aspirinën dhe hidheni sipër lëngut të limonit, përzijini bashkë deri sa të krijohet pasta. Përpara se të vendosni maskën lani dhe pastroni mirë fytyrën. Më pas vendosni pastën dhe lëreni në fytyrë për rreth 10 minuta. Më pas lani fytyrën me ujë të bollshëm e të pastër.
2.Maskë me aspirinë, kos dhe mjaltë
Kjo lloj maske shërben për rigjenerimin total të lëkurës. Ajo që ju duhet janë 5 kokrra aspirinë, një lugë gjelle kos dhe gjysmë lugë gjelle mjaltë. Thërrmoni aspirinën dhe përzieni të gjitha produktet së bashku duke krijuar një maskë homogjene. Në fillim vendosni një copë më ujë të ngrohtë në fytyrë dhe lëreni për disa minuta në mënyrë që të hapen poret e lëkurës. Pasi të thani fytyrën, aplikoni kremin dhe lëreni për rreth gjysmë ore. Më pas lani fytyrën me ujë jo shumë të ngrohtë.
3.Maskë me aspirinë dhe ujë të ngrohtë
Maska me aspirinë dhe ujë të ngrohtë shërben kundër acarimit të fytyrës. Ju duhen 3 kokrra aspirinë dhe 3 lugë gjelle ujë mesatarisht të ngrohtë. Thërmoni kokrrat e aspirinës dhe trazojini në ujë. Më pas aplikojeni masën në fytyrë të pastër dhe lërëni për 10 minuta. Hiqeni me ujë të freskët.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete1 year ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme1 year ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme1 year ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete7 months ago
I terheqim meshkujt si me magnet/ Keto jane 8 gjerat qe burrat pelqejne tek nje grua po nuk i thone
-
Jete9 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani