Connect with us

Jete

Sara kerkon te dal nga shtepia e Big Brother/ Ja cfare ka ndodhur me te brenda shtepise se Big Brother

Published

on

Sara dhe Pm janë përplasur sërish mbrëmjem e djeshme. Ky i fundit i ka pohuar se e respekton shumë, ndërsa Sara e ka kërkuar për t’u sqaruar veçmas të gjithëve.

“Nëse unë po të bëj të ndihesh keq, unë dal që tanj nga shtëpia”, i ka pohuar Sara Pm duke qarë.

Pm u përpoq ta qetësonte, duke theksuar se e kupton natyrën e saj, por në ndryshim nga ajo nuk preket nga komentet e opinionistëve apo njerëzve që e ndjekin jashtë.

Ai shtoi se i kanë ndryshuar ndjesitë dhe i kërkoi Sarës të mos prekej, sepse kur ajo qan, ai ndihet shumë keq.

Pajtimi deklaron se i kanë ndryshuar emocionet për Sarën.

Ai ka këshilluar Sarën që të ndalojë së influencuari nga fjalët dhe kritikat e banorëve.

‘’Boll dëgjove njerëzit, ti mjafton të dëgjosh një fjalë dhe e kthen mendimin brenda minutit. Unë nuk ia jap këtë kënaqësi njerëzve, më mir të dal që nesër dhe të eci me kokën lart sesa të më thonë që ishe lojtar, i shtirur apo i paqëndrueshëm’’,- tha ai.

Nga ana tjetër ai u ndal edhe tek ndjenjat që ka tanimë përballë vajzës së cilës i shprehu ndjenjat që sapo hyri në shtëpinë e ‘’BBV’’.

‘’Më ke puthur e pranoj, nuk po them që nuk e kam ndjerë por ndjenjat edhe ndryshojnë, e thash edhe gjatë spektaklit dhe nuk kam pse dëgjoj askënd’’,- shtoi ai.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport