Connect with us

Jete

Semi do takim me ish të dashurin Bojken Lako brenda në shtëpise se Big Brother, por kengetari ia kthen keq

Published

on

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”, banorët zhvilluan një lojë me pyetje për njëri-tjerin.

Gjatë lojës, një pyetje iu drejtua këngëtares, Semi Jaupaj në lidhje se kë do të dëshironte të takonte në shtëpi.

“Kush do të kishe dëshirë të vije të të vizitonte në “Big Brother VIP?”, ishte pyetja drejtuar Semit.

“Do doja ta takoja babanë pasi kam tri vite pa e parë dhe pse jo edhe Boikenin”, u përgjigj ajo, duke bërë që disa nga banorët të emocionohen nga kjo përgjigje.

Bojkeni nga ana tjeter nuk do te pranoje takimin, pasi ai ka deklaruar qe nuk do ta ndjeke fare Big Brother

Kujtojmë që Semi ka qenë në lidhje dashurie me Boiken Lako për disa vite, ndërsa deri tani Semin e ka vizituar shoqja e saj e ngushtë, moderatoja Bora Zeman

Semi pyetet shpesh herë nga ana e banorëve të tjerë në lidhje me Bojken Lakon, ish partnerin e saj.

Së fundmi ajo është përgjigjur: “Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i them “jo”, se nga vetë koha që kam kaluar ..ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet.  Unë kam ndenjur 8 vite”, ishte komenti i Semit

Bojken Lako reagoi për herë të parë që prej hyrjes së ish partneres së tij në Big Brother dhe pohimeve të saj.

Për këtë temë, nuk dua të flas shumë, nuk e ndjek Big Brother dhe nuk do e ndjek, aq më tepër në këtë rast. E kam përkrahur hyrjen e saj si pjesë e mundesisë që të jep një shoë i tillë. Gjithçka që ajo ka thënë aty është okej. Semi thotë atë që do”, është shprehur Bojkeni

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport