Connect with us

Jete

Sjelljet e pa tolerueshme ne cift/ Keto jane 10 gjerat qe asgje grua e forte nuk duhet ti lejoje ti ndodhin

Published

on

Te gjitha marredheniet e dashurise duken te persosura ne fillim te historise, por cdo person qe mund te keni ne krah mund te fsheh ne vete surpriza te cilat mund te mos jene gjithnje te kendshme…

Ne fillim te cdo raporti, te gjitha kane tendencen per te treguar anen me te mire te tyre, duke u perpjekur per te fshehur defektet e vogla dhe te medha qe kane ne realitet. Jo vetem kjo por edhe deshira jone individuale per te konsideruar njeriun qe kemi ne krah si nje njeri te perkryer na ndalon te shohim menjehere te verteten ne sy. Ekzistojne dhjete sjellje qe mund te ndeshni ne nje marredhenie dashurie dhe per te cilat duhet te shqetesoheni seriozisht.

1. Te mesosh gjera qe nuk i ke ditur – Sidomos gjate fazave te hershme te nje marredhenie, ekziston tendenca per te mbajtur disa sekrete per te kaluaren dhe sidomos per ceshtje shume personale. E rendesishme eshte te kuptohet nese keto fshehje kane qene te qellimshme apo thjeshte rastesi dhe zgjedhje te momentit. Dhe mbi te gjitha duhet te tregoheni te vemendshem per te kuptuar nese kjo menyre sjelljeje perseritete edhe per ngjarje qe ndodhin gjate perjudhes qe jeni duke jetuar marredhenien tuaj te dashurise.

2 . Prezantimi me miqte dhe familjaret tuaj – Eshte krejtesisht normale qe pas nje kohe te caktuar partneri ose partnerja juaj te njihet me familjen dhe miqte tuaj, por nese kjo ndodh pa dijenine tuaj duhet te beheni te vetedijshem se nje problem eshte duke lindur. Ky njeri neser mund te shfaqet shume posesiv duke e kthyer marredhenien ne nje raport mbytes.

3. Pergjigjet ne vendin tuaj – Pergjigjet kur bie celulari juaj apo kur vjen ndonje mesazh privat per ju dhe jo vetem, eshte i gatshem te kthej pergjigje ne vendin tuaj edhe kur ju jeni present gjate nje bisede ne tavoline mes miqsh. Kjo eshte nje nga treguesit kyc mbi tendencen per t’ju limituar ne zgjedhjet tuaja dhe per te vendosur edhe per ju.

4. Njeh cdo kod dhe fjalkalim qe ju perdorni – Ne nje shoqeri ku teknologjia gjendet kudo, fjalekalimet dhe informacionet qe lidhen me privatesine on-line dhe ate te teknologjise ne pergjithesi jane nje ceshtje shume serioze. Gjithashtu shkelja e kesaj privatesie tragon nje tendence per te patur kontrroll mbi cdo gje te jetes suaj.

5. Shfaqet papritur kudo dhe kurdo – Ka gjithmone raste kur ju deshironi te qendroni vetem me miqte, familjaret apo thjesht vetem me veten tuaj, por ai shfaqet gjithnje dhe kudo dhe mbi te gjitha pa lajmeruar. Fillimisht kjo gje mund te duket e kendshme, por me kalimin e kohes mund te kthehet ne nje problem serioz dhe shkak per nje izolim social.

6. Kopja e celesit te shtepise – Pas nje jave te lodhshme pune, ne momentet qe mendon se do kthehesh ne shtepine tende i ose e vetme per t’u shplodhur, ju futeni ne shtepi dhe surprise, aty gjendet ai/ajo. me sa duket keni te beni me nje njeri qe nuk ka shume respekt per privatesine e partnerit ose partneres.

7. Te nderpresi pilulen kontraceptive pa lajmeruar – Kjo vlen vetem per meshkujt, por perben nje problem te vertete sepse jo vetem sherben si nje tregues per mungese sinqeriteti, por edhe nje qellim negative dhe aspak korekt karshi jush.

8. Ngritja e duarve – Mund te mjaftoje vetem nje fraze, nje keqkuptim i vogel dhe situata degradon ne ngritje zeri dhe deri ne ngritje duarsh. Ky eshte nje nga elementet me te rr ezikshem qe nuk duhet toleruar dhe anashkaluar.

9. Ker cenimet – K ercenimet kete here nuk jane te drejtuara per personin tuaj, por drejt vetes. Personi qe ju keni ne krah mundohet t’ju mbaje duke k ercenuar se do te demtoje veten nese ju e braktisni. Eshte tipike e personave me problem serioze dhe zgjidhja sigurisht qe nuk eshte permbushja e deshirave te ketij personi vetem nga frika se mos demton veten. Nje dite mund te demtoje veten dhe ju, ndaj mos u ndikoni nga keto ker cenime sepse shpesh jane thjeshte nje menyre taktike per t’ju mbajtur prane.

10. Ku rthet – Marredhenia nuk shkon si duhet, jeta kthehet ne nje makth te vertete. Ka ardhur momenti qe te fikni spinen dhe t’i jepni fund kesaj lidhjeje, por sa here qe ju e hapni kete bisede, partneri ose partnerja juaj nxjerre dhe krijon situate, te cilat bejne qe kjo vendimarrje te shtyhet per nje moment te mevonshem.tregohuni vigjilent dhe mos bini ne kurthet e personit tjeter.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport