Connect with us

Lajme

Sy te terhequr dhe molleza te ngritura pa botox/ Ja si duhet ta beni makeupin qe te keni fytyre te terhequr

Published

on

Trendet e makeup-it kanë ndryshuar rrënjësisht ndër vite. Në ditët e sotme, fokusi nuk është më tek konturi shumë i theksuar, por tek diçka më natyrale që thekson pikat e forta të fytyrës.

Ajo çfarë ka rëndësi për t’i dhënë formë makeup-it është zona ku vendosni korrektorin e syve dhe blush-in e mollëzave. Më përpara keni mësuar se duhet të formoni një trekëndësh në rrathët e syve, ndërsa tani korrektori ka për qëllim jo vetëm të mbulojë rrathët e zbehtë por edhe t’i japë një efekt “lifting” syve.

Edhe mollëzat kanë sekretin e tyre. Zona ku e aplikoni blush-in ndryshon krejt formën e fytyrës. Nëse doni mollëza më të rrumbulakëta e aplikoni në mes të faqeve, nëse doni diçka më “të ngritur” apo të tërhequr, e aplikoni blush-in më në cep.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport