Connect with us

Lajme

Te gjitha grate i duan/ Nese 1 burre ka keto 9 cilesi mos e lini te ike prej jush moj gra

Published

on

Shkencëtarët që kanë shpenzuar dekada duke u përpjekur për të gjetur çelësin se pse biem në dashuri, sugjerojnë disa gjëra që duhet t’i kërkoni nga një partner i mundshëm.

1. Ai është i zgjuar

Disa prej nesh janë natyrshëm më mendjemprehtë se të tjerët, megjithatë një studim nga Shkolla Ekonomike Hanken në Finlandë sugjeron se sa më i zgjuar të jetë njeriu, aq më pak gjasa ka që ai të jetë tradhtar. Sipas hulumtimit, burrat më inteligjentë kanë më shumë gjasa të martohen dhe të qëndrojnë të martuar. Pra, nëse jeni të shqetësuar se i dashuri juaj mund të jetë shumë i zgjuar për ju, a) mos u frikësoni sepse inteligjenca nuk është gjithçka, dhe b) dijeni se mund të keni një djalë që ka më shumë gjasa të jetë besnik.

2. Të bën të qeshësh

Të gjesh dikë me të cilin mund të qeshësh është thelbësore.

3. Ai mbështet karrierën tuaj

Një studim zbuloi se burrat ishin një faktor vendimtar në dy të tretat e vendimeve të grave për të lënë punën e tyre, shpesh sepse ata mendonin se ishte detyra e tyre të rrisnin fëmijët. Edhe kur gratë në studim i përshkruan burrat e tyre si mbështetës, ato zbuluan gjithashtu se ata refuzuan të ndryshonin oraret e tyre të punës ose të ofroheshin për të ndihmuar më shumë për t’u kujdesur për fëmijët.

4. Ai bën po aq përpjekje për të pasur kontakt me miqtë dhe familjen tuaj sa ju bëni me të tijat

5. Ka inteligjencë emocionale
Nëse duhen besuar stereotipet, janë gratë ato që janë gjithmonë të dëshpëruara për të folur për ndjenjat dhe asnjëherë burrat. Edhe pse kjo nuk është plotësisht e vërtetë, është e rëndësishme që çdo person në një marrëdhënie të ketë një nivel të caktuar të inteligjencës emocionale.

6. Ai respekton mendimet tuaja dhe dëgjon atë që keni për të thënë

Të qenit mendjembyllur nuk është një tipar që është ekskluziv për një gjini të caktuar, por nëse një burrë është i bindur se ka gjithmonë të drejtë dhe nuk do ta marrë parasysh kurrë argumentin tuaj, nuk është një shenjë e mirë. Nëse një burrë refuzon ndikimin e partneres, kjo mund të jetë një shenjë se ai ka probleme me pushtetin, sipas Dr. John Gottman, autor i “Shtatë parimet për funksionimin e martesës”.

7. Ai është i gatshëm të punojë për marrëdhënien

Një studim nga Universiteti i Teksasit zbuloi se marrëdhëniet më të suksesshme nuk ishin për shkak të përputhshmërisë, por përkundrazi për shkak të vullnetit të palëve për ta bërë marrëdhënien të funksionojë.

8. Ai feston arritjet tuaja

Është shumë e rëndësishme të kesh një partner që feston arritjet e tua. Por kjo nuk është vetëm për t’ju bërë të ndiheni mirë – një studim i botuar në “The Journal of Personality and Social Psychology” zbuloi se çiftet që e bënin këtë ishin më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre sesa ata që reagonin negativisht ose ishin indiferentë.

9. Ai ka të njëjtat vlera me ty

Të kesh një këndvështrim të ngjashëm në jetë mund të jetë vendimtar për një marrëdhënie të suksesshme, sipas një studimi. Sa më shumë të ngjajnë personalitetet tuaja, aq më shumë gjasa ka që t’u qaseni problemeve në të njëjtën mënyrë.

Natyrisht, nëse partneri juaj nuk i ka të gjitha cilësitë e mësipërme, kjo nuk do të thotë që ju duhet ta braktisni – në fund të fundit, ne të gjithë kërkojmë gjëra të ndryshme në një marrëdhënie

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport