Connect with us

Lajme

Tea Trifoni do te jete pjese e Big Brother Vip? Ajo merr zarfin nga Big Brother dhe duket se do hyj ne shtepi

Published

on

Çdo lajm rreth “Big Brother VIP” bën bujë të madhe e sidomos kur bëhet fjalë për banorët që janë dhe ata që do të jenë pjesë në ditët në vijim.

Teksa lart e poshtë përfliten shumë emra, produksioni sigurohet që të ruajë sekret çdo emër derisa të bëhet publik në netët e mëdha të spektaklit.

Mirëpo, duket se një ftesë ‘live’ i ka ardhur Tea Trifonit për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”. Kjo situatë ka ndodhur pikërisht në emisionin “Goca dhe Gra” që transmetohet në Top Channel. Teksa e ftuar ishte Dojna Mema në një intervistë ndryshe për të folur rreth “Big Brother Albania Vip” dhe jo vetëm, ajo ka nxjerrë një zarf duke emocionuar katër prezantueset e emisionit.

Ky zarf do të shkonte për një nga vajzat, Tean, Fatmën, Olesian ose Kristan dhe teksa gazetarja Haxhialiu ka thënë në formë shakaje se “mu bë ftesa për të qenë pjesë, por ndaj nuk pranova për të evituar këto emocione”, Dojna e dorëzoi zarfin tek Tea. Si reagoi ajo?

Që emocionet nuk mungojnë kurrë në një ‘reality-show’ si “Big Brother” kjo është pak por e sigurt dhe spektakli i ditës së djeshme na solli me të vërtetë shumë të tilla. Pa u bërë ende një javë nga fillimi, konkurrentët VIP kanë arritur të na përlotin me historitë dhe rrëfimet e tyre. E gjitha nisi nga Arjola Demiri, e cila gjatë ditëve kishte treguar tek banorët e tjerë se e kishte marrë shumë malli për fëmijët dhe se ishte e shqetësuar që nuk kishte mundësi ti shihte ata.

Situata e Arjolës emocionoi gjithashtu dhe banorët e tjerë, duke përfshirë këtu dhe Ilir Shaqirin, i cili është vetë prind dhe ka lënë familjen e tij në Romë. Teksa, ai vetë foli pak për ta nuk arriti të mbajë emocionet dhe u përlot, ndëra konkurrentët e tjerë i qëndruan pranë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport