Jete
Thinjat e para dalin ne moshe te re/ Keto jane 5 menyra si te fshehni thinjat e bezdisshme

Nëse gjeni fije gri më herët se mosha 30-vjeçare, mund ta konsideroni si diçka të parakohshme. Mënyra më e shpejtë për t’i hequr qafe këto fije të bezdisshme është t’i lyeni. Por, për fat të keq, brenda pak javësh, rrënjët do të rriten dhe flokët gri do të shfaqen sërish. Kështu që ka disa metoda që do t’ju ndihmojnë të fshihni flokët gri, pa pasur nevojë që t’i lyeni apo t’i pritni. Melanina është pigmenti përgjegjës për ngjyrën e flokëve. Është prodhuar në qeliza të specializuara të njohura si melanocita. Njerëzit fillojnë të thinjen kur prodhimi i melaninës ndalet. Në përgjithësi, kjo ndodh për shkak të plakjes ose një predispozitë gjenetike. Një mënyrë jetese jo e shëndetshme mund ta përshpejtojë procesin gjithashtu.
Hidhini një sy këtyre metodave efikase dhe do të zbuloni disa truke se si t’i fshihni thinjat pa shumë mundim.
Ndaji flokët në mënyra të ndryshme
Ne zakonisht shikojmë që kemi thinja në pjesën e parme të kokës dhe anash saj. Por, mund të jetë e mjaftueshme që të ndryshoni mënyrën se si ndani flokët tuaj për të mbuluar këto fije gri. Nëse dëshironi të jeni më krijues, mund të zgjidhni një model zigzag. Përdorni një llak ose xhel për ta mbajtur atë të fiksuar.
Vendos aksesorë
Nëse nuk ju pëlqejnë gërshetat ose keni flokë të shkurtër, për të fshehur thinjat ka një mënyrë magjike dhe të shpejtë: vendosni aksesorë. Kurora, karfica, gjithçka që do ju bëjë të mbuloni në mënyrë perfekte flokët gri, njëherësh të dukeni edhe moderne. Ju gjithashtu mund të provoni një kapelë. Për shembull, beretat janë në kulmin e popullaritetit të tyre këtë vjeshtë. Natyrisht, kjo metodë nuk është e dobishme nëse planifikoni të kaloni shumë kohë brenda shtëpisë.
Bëj gërsheta
Nëse flokët tuaj janë të gjatë, ju mund të mbuloni fijet gri me gërsheta (një bishtalec klasik nuk do ju ndihmojë këtu). Do të duhet të kaloni pak kohë dhe pak përpjekje për të krijuar një bishtalec voluminoz dhe ta ktheni atë në një gërshet të cilin e fiksoni në mënyra të ndryshme. Por, mund të provoni edhe diçka më sfiduese dhe sakaq keni fshehur edhe thinjat tuaja.
Bëj një model flokësh voluminoz
Krijimi i vëllimit që nga rrënjët tuaja, si edhe bërja e kaçurrelave, ju ndihmojnë që të keni një model më voluminoz dhe trendy, sakaq fshihni edhe flokët tuaj gri.
Përdor një spray me ngjyrë
Mënyra më efektive për të fshehur flokët gri është përdorimi i produkteve të flokëve ngjyrosës. Ata nuk e ndryshojnë ngjyrën tuaj të flokëve për një kohë të gjatë, por me të vërtetë na ndihmojnë të dukemi më të kuruar kur thjesht kur nuk kemi kohë.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete7 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme7 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme7 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete3 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar