Connect with us

Lajme

Thone qe dashuria nuk njeh moshë/ Ja 9 vipat shqiptar që jane me te medha ne moshe se burrat e tyre

Published

on

Në ditët e sotme duket se asgjë dhe askush nuk mund të pengojë më një çift për të qenë i lumtur. Dashuria sot nuk njeh moshë dhe këtë e tregojnë më së miri disa prej çifteve të show-bizit shqiptar.

Këto janë shembujt më të mirë që tregojnë se diferenca në moshë nuk ndikon aspak në jetëgjatësinë dhe lumturinë e një çifti. Më parë kjo ishte një tabu, madje edhe kur ndodhte që të bëhej një martesë ku femra ishte më e madhe se burri, mbahej e fshehur ose gënjenin duke thënë se ishin moshatarë. Ama sot kjo shihet me sy krejt tjetër. Sot merr më shumë kuptim shprehja: “Dashuria nuk njeh moshë”!

Këngëtarja Eni Koçi dhe rreperi Genc Prelvukaj

Dyshja në fjalë janë shndërruar në personazhet më të përfolur të momentit, të cilët së fundmi kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Megjithatë, publiku vazhdimisht zgjon kureshtje për çdo gjë rreth tyre. Një fakt që ndoshta deri më tani publiku nuk e ka ditur rreth Enit dhe Gencit është diferenca e madhe në moshë. Eni Koçi së fundmi festoi ditëlindjen e 22-të, ndërsa Genci është 37 vjeç. Diferenca mes tyre është plot 15 vite, por kjo gjë  nuk e ka ndaluar simpatinë ndaj njëri-tjetrit.

Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj

Kjo martesë është komentuar gjatë për shkak të diferencës së madhe në moshë që ka çifti. Këngëtarja madje është shfaqur pak e kursyer edhe me fotot me bashkëshortin e saj 50 vjeçar, ndërkohë që Adelina është vetëm 26 vjeç. Gjthsesi këngëtarja në një nga postimet e saj në Instagram ka shkruar se “dashuria nuk njeh moshë dhe krahinë”. Ajo duket mjaft e lumtur, pasi është edhe në pritje të fëmijës së saj të pare, i cili është djalë.

Soni Malaj dhe i fejuari i saj Klevi

Divorci me balerinin italian Mirko Lucarelli ka qenë një ndër ngjarjet më të komentuara, por Soni Malaj e ka marrë veten shpejt nga ai zhgënjin dhe tashmë është e lumtur, me të fejuarin e saj Klevin i cili edhe pse më i ri në moshë nuk ndahet asnjëherë nga Soni. Klevi është një biznesmen nga Tirana dhe së fundmi sëbashku me Sonin kanë hapur edhe një biznes të tyrin. Pak kohë më parë, ata bënë publike fejesën e tyre. Diferenca në moshë nuk e ka penguar shkendijën e dashurisë mes Sonit dhe Klevit, të cilët janë përshtatur mirë me njëri-tjetrin edhe në fushën e biznesit.

Aurela Gaçe dhe Skerdi

Edhe pse nuk e kanë bërë kurrë publike, Skerdi dhe Aurela njiheshin prej vitesh. Këngëtarja e prezantonte atë që sot e ka bashkëshort, thjesht si menaxherin e saj. Thuhet se Skerdi është rreth gjashtë vite më i vogël se Aurela edhe pse ajo vetë pranon diferencën vetëm prej dy vitesh. Megjithatë kjo pak rëndësi ka pasi ata të dy vazhdojnë të jenë lumturisht bashkë dhe gëzojnë frytet e dashurisë së tyre, dy vajzat.

Gerta Heta dhe Matko

E njohur si prezantuese në radio dhe televizion, këngëtare, kryeredaktore dhe autore programesh, Gerta Heta nuk ngurron të tregojë rreth historisë së dashurisë së saj me Matkon. Një dashuri që i trokiti atëherë kur nuk e priste, rezultoi të ishte ajo e duhura edhe pse pesë vite më e madhe se partneri. Por kjo nuk ndryshon asgjë në dashurinë e tyre, madje rritet çdo ditë bashkë me “dy dashuritë e tjera të tyre”, vazjat. Në raste si ky, mosha është thjesht një numër, i cili nuk i duhet fare dashurisë që ata përjetojnë.

Rovena Dilo dhe Eltion Merja

Këngëtarja Rovena Dilo dhe balerini Eltion Merja u njohën në “Dancing ëith the stars”, ku çifti kërceu së bashku për 12 puntata. Aty filluan dhe shkëndiat e para të dashurisë mes tyre.

Tashmë çifti bashkëjeton i lumtur.

Çiljeta dhe Alban Hoxha

Çiljeta dhe Alban Hoxha janë një ndër  çiftet më të përfolura  në shoëbiz. Edhe pse shoqëroheshin bashkë, ata heshtnin për ta thënë me zë të lartë dashurinë e tyre. Por më në fund iu dorëzuan ndjenjave dhe këngëtarja bashkë me protierin e Partizanit e pranuan se ishin në një lidhje. Lidhje kjo që nuk ndikohet aspak nga diferenca e tyre në moshë duke qenë se Çiljeta (32 vjeç) është tre vite më madhe se Albani (29 vjeç).

Silva Gunbardhi dhe Dafi

Pas suksesit të këngës që mori milona klikime “Të ka lali xhan”, qarkulluan fjalë  se Silva dhe Dafi nisën një lidhje midis tyre. Pak muaj më vonë çifti konfirmoi lidhjen duke e bërë atë publike. Edhe pse kënëgtarja Silva Gunbardhi është disa vite më e madhe se partneri i saj, Dafi, kjo nuk ka ndikuar aspak që ata të dy të kenë një marrëdhënie të shëndetshme madje edhe të bëhen prindër të një djali.

Ami dhe Ermali

Një ndër çiftet më të dashur për publikun është dhe Ami me Ermalin të cilët tashmë gëzojnë dhe dy fëmijë nga martesa e tyre, Joelin dhe Sia.

Të dy kanë lindur në të njëjtin muaj. Muaji mars në familjen e tyre ka sjell veç gëzime.

Diferenca mes tyre është çështje ditësh, 11 ditë më e madhe Ami se Ermali.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport