Jete
Trixa e mërzitur për Borën, reagon Donaldi: Nuk do ik nga muhabeti pse u përmend tjetra

Beatrix Ramosaj është prekur nga biseda e Ermalit me Donaldin në lidhje me Bora Zemanin.(Lexo këtu) Moderatorja Arbana Osmani ua komunikoi këtë banorëve mbrëmjen e sotme, duke thënë se Beatrix ka refuzuar të futet në shtëpi për të darkuar pranë tyre.
Donaldi u habit dhe fillimisht nuk e besoi. “Njerëz të tjerë kanë përmendur dhe miq të tjerë. Nuk besoj që është kjo arsyeja. Ermali tha që ishte shaka dhe nuk ishte informacion nga jashtë. Trixa është mërzitur për këtë gjë? Realisht? Nuk e kuptoj. Se ajo ishte shaka. Unë nuk do ik nga tavolina kur bëhet shaka. Unë mendoj se ajo e kupton”, tha ai.
Mirëpo, Arbana i tha se Beatrix nuk e ka kuptuar dhe për këtë arsye ka vendosur që të mos vijë.
Arbana: Jo se ka kuptuar përderisa nuk do të vijë
Donaldi: Se kuptoj pse është mërzitur kur është një situatë që nuk e kam hapur unë. Unë as nuk bera ndonjë shaka se të ishim jashtë do e vazhdoja. Unë nuk bëra ndonjë gjë që të mërzitej. O Arbana nuk jam qofte unë që të iki nga muhabeti kur përmendet tjetra
Arbana: S’është punë qofte o Donald po ajo është e prekur
Arjola: Ermali thjesht bëri shaka se unë e njoh shumë mirë. Donte të ngacmonte Donaldin.
Donaldi: Po ça thashë unë, vetëm paguaje mirë, as nuk më intereson
Arjola: Ti ishe i pari që pyete. Pse bën kështu? Sikur gjasme nuk të intereson
Opinionisti Arbër Hajdari: Mua nuk m’u duk për t’u bërë aq e madhe. Ishte thjesht batutë normale dhe sa për Trixën ne nuk jemi në vendin e saj për ta kuptuar. As nga ana e Ermalit as nga ana e Donaldit nuk ka pasur dashakeqësi për të ulur Trixën.
Donaldi: Jo, kurrë në botë nuk do e bëja
Opinionistja Balina Bodinaku kujtoi parashutat e 9 Janarit, kur Trixa e priti ndryshe. “E shkuara nuk mund të fshihet. Do doja që Trixa të mbante të njëjtin qëndrim si atëherë”, u shpreh ajo.
Arbana: Donald, po flasim për një vajzë e cila është futur në këtë format televiziv dhe është gjetur në një lidhje me ty dhe kjo ka sjellë një sërë reagimesh që ajo i has tani çdo ditë
Donaldi: Dua ta kem këtu dhe ta bind.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete9 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme9 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme9 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete4 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar