Connect with us

Lajme

U kapen me njera tjetren pas daljes nga shtepia e Big Brother/ Monika tregon cfare ndodhi me Arjolen

Published

on

Monika Lubonja ka qenë e ftuar ditën e sotmee në emisionin “Pardon My French”, nën moderimin e Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros, ku ndër të tjera ka sqaruar edhe marrëdhënien me Arjolën që është komentuar shumë pas daljes së banoreve.

Monika u shpreh se Arjola është treguar një mikeshë shumë e mirë për të, gjë që është dëshmuar në shumë situata brenda shtëpisë, si zinxhiri i shpëtimit.

“Arjola ka qenë mbështetëse e fortë e Ilirit, por unë nuk doja të diskutoja me të se kë mbështet ajo. Unë mendoj që euforizmat më duken të tepruara,” – u shpreh ajo.

Ndërkohë, ajo që është përfolur më së shumti ka qenë edhe një fragment i vajzave në “Fan Club Big Brother VIP” ku, teksa Monika po shprehte vlerësimin dhe dashurinë ndaj Arjolës, kjo e fundit ka reaguar në një mënyrë indiferente, me një mimikë jo shumë përfillëse.

Lidhur me këtë situatë, Monika u shpreh se, sipas saj është mëse e kuptueshme që nuk ka reaguar si duhet pasi kanë qenë rreth 48 orë pa gjumë.

Rikujtojmë se ditën e nesërme mbyllet rrugëtimi i “Big Brother VIP” që nga startimi i tij në datë 5 tetor, ku finalistët pretendentë për çmimin e madh janë Iliri, Einxhel, Beniada dhe Donald.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport