Connect with us

Jete

“U ndjeva ne siklet gjate darkes romatike”/ Beatriks flet për Kledin pas takimit: ”Nuk dua ti jap shpresa”

Published

on

Beatrix është ndjerë në siklet pasi Kledi e zgjodhi për një darkë “romantike”, në mënyrë që ta njihte më shumë. Këngëtarja ka treguar se në jetën reale nuk ndodh që ajo të dalë me dikë kaq shpejt dhe se nuk e pëlqen Kledin për ta pasur partner në krah.

Megjithatë, ajo tha se nuk mund t’ia thotë që nuk e pëlqen, sepse ai nuk e ka pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nga ana tjetër, ish-futbollisti i tha Arjolës se nëse nuk do të kishte qenë i lidhur nga jashtë, do të kishte krijuar diçka me Beatrixën.

Gjatë kohës që diskutonte me Donaldin dhe me Einxhelin në dhomën e grimit, Beatrix tha se Kledi është djalë shumë i mirë, por nuk është tipi i saj.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Ti e ke qejf Kledin?

Beatrix: Jo. Është shumë çun i mirë, po me mua është pak problem të më ngjisi dikush. Çik problem.

Einxhel: S’është tipi yt?

Beatrix: Ëhë. Por që ç’të bëj?

Einxhel: S’ka gjë për të bërë mi se nuk është tu vdek Kledi, që të ndihesh në siklet.

Beatrix: Por nuk kam dëshirë t’i jap shpresë.

Donaldi: Por mund t’ia thuash ti atë gjënë.

Beatrix: Po nuk është se më pyeti.

Einxhel: Nuk është kaq e thellë gjëja, se s’ka ndodh asgjë,. Është thjesht një darkë.

Beatrix: Po, unë nuk dal për darka.

Donaldi: U ndjeve në siklet?

Beatrix: Po flisja me gramatikë.

Einxhel: Unë do kisha ik për të ngrënë. Po të më kishte thirr për darkë mua, nuk do e kisha marrë për siklet.

Beatrix: Po sepse më tha që te loja…

Einxhel: Po që do kisha njoft Beatrixin.

Donaldi: U kuptua që e ka qejf.

Einxhel: Unë e pyeta cilën nga gocat do kishe qenë i interesuar për të krijuar si lidhje, për nga karakteri. Ai tha tipin e Beatrixit dhe jo Beatrixin. Se edhe dikush tjetër mund të thotë tipin tim, por nuk më pëlqen mua.

Donaldi: Gjë pozitive është që të pëlqen.

Beatrix: Ndihem e vlerësuar.

Donaldi: Nuk është njeri që është problematik, është shumë i dashur dhe e kam si vëlla këtu brenda.

Beatrix: Po, e di, është shumë njeri i mirë. Për mua është problem kjo, sepse në jetën reale s’ka shanse, do kohë…

Einxhel: Po këtu je në lojë.

Beatrix: Jo, të tregojmë pas një jave sa gjasme do jetë kur të nisin ngacmimet.

Einxhel: O Brixi këtu është një jetë paralele.

Donaldi: Në momentin që i sqaron gjërat me personin, nuk është se pas një jave, apo dy javësh… mbyllet si gjë. Unë do ia them disa gjëra Kledit, sepse e kam shok.

Beatrix: Unë nuk kam si i them gjë, sepse nuk më ka pyetur drejtpërdrejtë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport