Connect with us

Jete

“U prish gjithcka, nuk ka komunikim”/ Atdheu cfare nuk tha per Boren me kunja por shikoni cfare ndodhi

Published

on

Prej një kohe të gjatë, në rrjetet sociale janë përfolur shumë emrat e Atdheut dhe Borës, si rrjedhojë e fotove dhe videove të ndryshme që kanë qarkulluar në internet. Shumë shpesh ka patur aludime se dyshja kanë qenë në një lidhje së bashku.

Ditën e sotme Atdheu ishte i ftuar në “Abc e Pasdites” ku foli edhe për raportin me Borën dhe faktin që nuk ndiqen më në Instagram.

“Aq shumë u tensionua, aq shumë u bë stresuese, sa u prish edhe miqësia. Nuk ka hiç komunikim. E hoqa unë, jo që të qetësoheshin shqiptarët por kështu ndodhi. Atë zgjodha unë. S’e kuptoj pse unë jam përfshirë(në lajme me figura të ndryshme publike). Njerëzit siç është ajo shprehja, shto ujë e shto miell.”

Megjithatë, Atdheu dha dhe disa deklarata kontradiktore. Në një pyetësor mbi dashurinë që ju bë në emision ai tregoi se së fundmi kishte mbyllur një histori dashurie.

Ai tha se kishte dalë i lënduar nga një vajzë shqiptare që ka një emër shumë të ftohtë. Atdheu i hodhi benzinë zjarrit duke theksuar që vajzën në fjalë nuk e ndjek më në llogarinë e tij në “Instagram” , pasi e ka hequr.

Nga ana tjetër,ai foli edhe në lidhje me trekëndëshin e famshëm Donald-Bora-Beatrix:

“Nuk i gëzohem ndarjes. Kam besuar te Donaldi-Bora por tani jam duke besuar te Donaldi-Trixa. Ju hap rruga thonë portalet, unë jam në terezinë time.”

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport

You cannot copy content of this page