Lajme
U tha se humbi kujdestarine e femijeve nderkohe qe eshte ne Big Brother/ Del e verteta e femijeve te Arjoles

Aktorja e njohur Arjola Demiri është bërë pjesë e “Big Brother Vip” qysh nga dita e parë me 5 tetor të vitit 2021.
Jeta e saj private ka qenë e komentuar gjatë gjithë kohës së saj brenda në shtëpi, për faktin se Arjola tash e disa vite është e ndarë nga bashkëshorti dhe ka tre fëmijë, kujdestarinë e të cilëve e ka fituar vitet e fundit, shkruan lajmi.net.
Kohën e fundit nëpër portale kanë qarkulluar lajme se ajo e ka humbur kujdestarinë mbi tre fëmijët e saj për shkak se ka qëndruar katër muaj brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe ish-bashkëshorti i saj e ka shfrytëzuar këtë mungesë të saj për të marrë kujdesin ndaj fëmijëve.
Megjithatë këto mbesin vetëm lajme të pakonfirmuara për shkak se akoma nuk kemi pasur një reagim nga motra e saj, apo dikush i afërt që të sqarojë ngjarjen.
Shoqja e saj, Eva Vatoci e cila me profesion është juriste dhe punon në Gjykatën e Tropojës, për lajmi.net ka dhënë disa detaje ekskluzive për të sqaruar të vërtetën.
Sipas saj, rasti është pjesë e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe deri në momentin që po flasim, nuk është zhvilluar asnjë seancë lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të Arjola Demirit.
“Nuk ka asgjë të vërtetë, sepse, Gjykata e Apelit Tiranë, ka të regjistruar çështjen për “Caktimin e Kujdestarisë Prindërore” për Arjola Demirin dhe palën tjetër, por nuk ka zhvilluar akoma seancë gjyqësore”, u shpreh Vatoci për Lajmi.net.
Ndër të tjera, Eva tregoi se fëmijët e Arjolës janë shumë mirë nën kujdesin e familjarëve të Arjolës dhe nuk kanë asnjë mërzitje apo pakënaqësi ndaj familjarëve qe po kujdesen për ta.
“Lajmi që është publikuar në disa portale është totalisht i pavërtetë, pasi fëmijët e Arjolës janë lënë në kujdestari të plotë të familjes së saj dhe të tre fëmijët e saj nuk kanë shprehur asnjë mërzitje apo pakënaqësi ndaj familjarëve ku ata po qëndrojnë, por përkundrazi po rriten me shumë dashuri dhe përkujdesje të veçantë”, shprehet juristja Vatoci për lajmi.net.
Në anën tjetër largimi i Arjolës nga fëmijët prej katër muajsh është komentuar nëpër portale si pretekst që ish-bashkëshorti e ka shfrytëzuar për të marrë kujdesin ndaj fëmijëve, gjë që sipas juristes Vatoci kjo gjë ndodh vetëm nëse fëmijët dëshirojnë të zgjedhin me cilin prind të rrinë, me konsultimin e psikologut dhe vendimin e gjykatës.
“Qëndrimi, apo largësia e Arjolës nga fëmijët për përgjatë këtyre 4 muajve në BBV, është dëshmia më e gjallë e një nëne që bën sakrificë dhe pikërisht për këtë fakt Arjola e ka nisur këtë rrugëtim, që është pranuar dhe mbështetur nga fëmijët e saj. Fëmijët siç e përmenda edhe më lartë, janë nën kujdesin e veçantë të familjarëve dhe askush nuk mund t’i heq fëmijës të drejtën për të qëndruar me gjyshërit dhe tezen e tyre. Fëmijët janë në moshë madhore për të shprehur dëshirën e qëndrimit tek njëri apo tjetri prind para psikologut dhe gjykatës”, përfundoi Vatoci.
-
Jete1 year ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized1 year ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete6 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme6 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme6 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete1 month ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota1 year ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar