Connect with us

Lajme

Upss, u fotografuan/Ardian Bujupi fotografohet duke shkembyer puthje me ish konkurrenten e ‘Perputhen’

Published

on

Ish-konkurrentja e “Për’puthen2” Jasmin Kadriu dhe këngëtari i njohur Ardian Bujupi janë komentuar shumë në mediat rozë për një lidhje të mundshme me njëri-tjetrin.

Dyshja kishin publikuar fillimisht foto së bashku duke krijua dyshimet e rradhës, ndërkohë që së fundmi, kanë qarkulluar në rrjet disa pamje ku ata duken më të afërt se kurrë e duke u përqafuar me njeri-tjetrin e duke shkëmbyer një puthje në buzë.

Rikujtojmë se, vetëm dy ditë më parë, Ardian Bujupi publikoi në një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram” një video teksa ishte në krahët e ish-konkurrentes së “Përputhen”.

“U Tranova”-ishte mbishkrimi që ai zgjodhi për ta bashkangjitur me postimin.

Nuk e dimë nëse “U tranova” bëhet fjalë për ndonjë titull të ri kënge, ose mbase Jasmina do të jetë pjesë e ndonjë videoklipi të ri të këngëtarit.

Kujtojmë se artisti ka pasur një romancë, gjithashtu të përfolur me modelen indiane Sabrine Khan. Pas ndarjes nga Sabrine këngëtari nuk është prononcuar në mediat rozë për të folur rreth saj, ndonëse në rrjetet sociale postimet e tyre të përbashkëta janë të shumta.

Në disa prej komenteve të modeles njëra nga ndjekëseve e pyet nëse është kthyer në krahët e Ardianit, por me të qeshura ajo e mohon duke e lënë edhe me enigmë raportin e tyre.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport