Jete
Vaji i ullirit eliksiri i bukurise moderne/ Eshte koha te merreni me floket tuaj me kete SERUM BIO, ruajeni

Pershendetje mikesha! Ja ku jemi serisht, kete here me 3 maska me vaj ulliri per floket. Vaji i ullirit është një prej përbërësve më të ushqyeshëm e të rëndësishëm të dietës mesdhetare e jo vetëm.
Ndër shekuj vaji i ullirit është përdorur në kushte shtëpie dhe për kujdesit e lëkurës e flokëve, ndaj ende sot, industria e kozmetikës e përdor si një nga përbërërit kryesor të kremrave e produkteve kundër plakjes, rigjenerimit të qelizave etj. A
i përmban fenole, acide yndyrore si acidi linolenik dhe palmitik, acidi oleik dhe yndyrna esenciale për një shëndet të mirë duke qenë se është lehtësisht i tretshëm. Ky vaj ofron përfitime të ndryshme shëndetësore , por bën mrekulli edhe pas aplikimit në lëkurën dhe flokët tuaj.
Vaji i ullirit është një përbërës i shkëlqyeshëm hidratues, i cili ushqen në nivel qelizor dhe nga përdorimi i rregullt i maskave të mëposhtme (lehtësisht të realizueshme në kushte shtëpie) mund t’ju ndihmojë të shpëtoni një herë e mirë nga të gjitha problemet e skalpit të kokës dhe flokëve.
1. Maska për këputjen e flokëve
Kjo maskë e flokëve përmban 3 përbërës vaj ulliri, avokado dhe mjaltë. Avokadot janë të pasura me Vitaminë B, vitaminë E dhe proteina, elementë që u japin shkëlqim flokëve e i bëjnë më të dendur.
Mjalti është gjithashtu një hidratues natyral që ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështisë nga skalpti i kokës
Përbërësit:
1 avokado e pjekur
2-3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjele mjaltë
Kos (opsionale)
Përgatitja:
Përzieni 1 avokado të pjekur (prerë në kube të vogla), vajin e ullirit, mjaltin dhe kosin.
Pasi të jetë formuar një masë homogjene aplikojeni këtë përzierje në flokë të lagur duke filluar nga rrënja deri tek majat. Mbajeni për 40-45 minuta.
Shpëlajini flokët me ujë të bollshëm dhe lajini me shampo si zakonisht .
2. Maska për flokët e thatë
1. Shtoni 1 banane të pjekur, 1 lugë çaji mjaltë dhe 1/4 filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër në një shtrydhëse. Përziejeni deri sa të arrihet një masë homegjene dhe aplikojeni veçanërisht në majat e flokëve. Lëreni për 30 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë .
3. Maskë për flokët me vaj ullir dhe vaj kokosi për flokët e dëmtuar
Vaji i arrës së kokosit është një nga përbërësit më të mirë naturalë që ushqen dhe riparon flokët e dëmtuar. Jo vetëm që hidraton, opr rigjallëron dhe u jep flokëve volun e shkëlqim. Ndërsa mjalti dhe vaji i ullirit janë hidratues të shkëlqyer pasi ndihmojnë të depërtojnë thellë në flokët tuaj.
Përbërësit:
2-3 lugë gjelle Vaj kokosi
2 lugë vaj ulliri
2 lugë mjaltë
Përgatitja:
1. Përzieni vajin e kokosit dhe vajin e ullirit.
2. Ngroheni pak përzierjen në banjë mari e më pas shtoni mjaltë. Përziejini të gjithë përbërësit dhe aplikojeni maskën në të gjithë gjatësinë e flokëve.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete1 year ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme1 year ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme1 year ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete7 months ago
I terheqim meshkujt si me magnet/ Keto jane 8 gjerat qe burrat pelqejne tek nje grua po nuk i thone
-
Jete10 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani