Connect with us

Lajme

Valoni kerkon te dal nga shtepia e Big Brother/ Ja cfare ka ndodhur me te qe kerkon largimin

Published

on

Pasditen e sotme Valoni ka vënë në dyshim vazhdimësinë e qëndrimit brenda shtëpisë së ‘’BBV’’.

Një keqkuptim i ndodhur mbrëmjen e djeshme bëri që Valoni të ndjente t’i kërkonte Antonelës falje, gjë që nuk u pranua nga kjo e fundit.

Kjo gjë e ka ofenduar këngëtarin i cili ka menduar edhe të lërë përfundimisht lojën e tij.

‘Është një gjë e përsëritur dhe nuk e di a ia vlen më të qëndroj këtu. Kam shumë gjëra për të bërë jashtë dhe mbase u nxitova që e mora këtë vendim. Nuk po përshtatem siç duhet dhe mendoj se mbase më mirë është të dal’’,- tha ai.

Meridiani, Sabiani dhe Iliri të cilët ishin prezentë, u përpoqën që ta qetësonin dh eta nxisnin që të shijojë këtë eksperiencë të veçantë.

‘’Edhe në jetën reale do kesh njerëz që nuk do përshtates, thjesht hidhe pas krahëve. Nuk mund të lësh shtëpinë vetëm se bërë debat me një person’’,- tha Iliri.

Një debat i ndodhur mes Antonelës dhe Valonit ka bërë që ky i fundit të vërë në pikëpytje qëndrimin në shtëpi.

Ai tentoi t’i kërkonte dhe falje Antonelës, por refuzimi i saj për tu sqaruar duket se e ka rënduar edhe më shumë situatën.

Ajo është prekur pasi ka kuptuar se është bërë shkaku i dëshirës për tu lënë përfundimisht lojën.

Mes lotëve ajo ka thënë se ndihet në faj për vendimin që Valoni po mendon të bëjë.

Për ta qetësuar kanë shkuar edhe disa prej banorëve të cilët janë përpjekur ta bëjnë atë të ndihet më mirë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport

You cannot copy content of this page