Connect with us

Jete

Vin Veli përballë Donaldit, ish-partneri i Bora Zemanit ka marrë ftesën për te hyre ne shtepine e Big Brother VIP

Published

on

DJ i njohur Vin Veli i ftuar së fundmi në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, ka zbuluar se ka marrë një ftesë nga “Big Brother VIP Albania”, por e ka refuzuar.

“Kisha dhe një ftesë dhe nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura”, tha ai duke shtuar se nuk e ndjek programin.

Pas kësaj vajzat në program, Shqipja dhe Erjola, e kanë ngacmuar duke thënë përgjigjia nuk ishte e sinqertë dhe se me këtë përgjigje dukej “i akulltë si Bora”.

Me sportivitet, Vini tha se është thjesht i sinqertë dhe si ai ka edhe njerëz të tjerë.

“Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë 24 orë në atë që ndodh sepse merren me libra, merren me sport, merren me biznes. Dhe njerëzit që janë të suksesshëm e përqëndrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen jo te gjërat që i rrethojnë. Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision. Si unë ka edhe të tjerë”, tha Vini.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport